Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Helmimi i Navalnit, BE vendos sanksione për 6 persona në Rusi

2020/10/14 at 4:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Helmimi i Navalnit, BE vendos sanksione për 6 persona në Rusi

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë sanksione për helmimin e liderit rus të opozitës Aleksej Navalni. Kritiku i Kremlinit po shërohet në Berlin, pasi e helmuan në Siberi.

Bashkimi Evropian të mërkurën ra dakord të vendosë sanksione ndaj gjashtë rusëve dhe një organizate lidhur me helmimin e udhëheqësit rus të opozitës Aleksej Navalni. Këtë e bënë të ditur burime zyrtare, që donin të mbeteshin anonime dhe që folën me agjensitë e lajmeve DPA dhe AFP.

Ambasadorët e BE thuhet se ranë dakord të vendosin ngrirjen e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit për këta persona gjatë një takimi në Bruksel. Hollësitë do të vendosen në ditët në vijim.

Navalnin, një kritik i hapur i Presidentit Rus Vladimir Putin, e helmuan në gusht në Siberi me lëndën kimike luftarake Noviçok. Atë e evakuuan në Berlin, ku tani po shërohet.

Administrata e Putinit ka mohuar se qëndron pas sulmit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov më parë kishte kërcënuar se të ndërpriste kontaktet diplomatike me vendet perëndimore, po të vendosnin sanksione.

“Ne ndoshta thjesht duhet të ndalojmë përkohësisht së foluri me ata njerëz në Perëndim që janë përgjegjës për politikën e jashtme dhe nuk e kuptojnë nevojën për dialog me respekt reciprok,” tha Lavrovi të martën, në një konferencë të politikës së jashtme.

Të mërkurën, ai kërcënoi të përgjigjej në të njëjtën mënyrë ndaj çdo sanksioni.

Gjermania dhe Franca propozuan masa kundër Rusisë javën e kaluar, duke thënë se përveç sanksioneve kundër “individëve … të cilët për shkak të funksionit të tyre zyrtar konsiderohen përgjegjës për këtë krim dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, veprimi duhet të merret gjithashtu kundër një organi “që është i përfshirë në programin Noviçok.”

Masat e BE pritet të hyjnë në fuqi të enjten. Sipas burimeve të përmendura nga agjencitë e lajmeve, individët që do të preken përfshijnë zyrtarë nga aparati i sigurisë i Rusisë, ndërsa organizata e implikuar është Instituti Shtetëror i Kërkimit të Kimisë Organike dhe Teknologjisë.

BE në të kaluarën ka vendosur sanksione kundër zyrtarëve të shërbimit të fshehtë rus pas helmimit me Noviçok në vitin 2018 në Britaninë e Madhe të ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij./ DW

Ju sugjerojmë

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
Bota

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

2 Korrik, 2025 8:55 am
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
Bota

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

2 Korrik, 2025 8:50 am
Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

2 Korrik, 2025 8:45 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

2 Korrik, 2025 8:37 am
Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë
Aktualitet

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë

2 Korrik, 2025 8:32 am
Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
Aktualitet

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

2 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Para
Liga e Kombeve/ Lituani-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Liga e Kombeve/ Lituani-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Rusi/ Shënohen rekord rastesh pozitive me COVID-19

Rusi/ Shënohen rekord rastesh pozitive me COVID-19

Akademia e Kodimit/ Rama: Ambicia jonë, të mbyllim problemet në zyra

Akademia e Kodimit/ Rama: Ambicia jonë, të mbyllim problemet në zyra

TE FUNDIT

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
2 Korrik, 2025

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja...

Lexo më shumë

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
2 Korrik, 2025

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa vala e nxehtësisë vazhdon të përhapet nëpër Evropë....

Lexo më shumë

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
2 Korrik, 2025

Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE....

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
2 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje militantëve të Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com