Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hello Gill

2016/04/04 at 6:19 PM
në Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
Hello Gill

Nga Edison Ypi 

Ke zbritur nga avioni në Hithrou. Sapo ke marrë trenin për ato pak kilometra deri në Londër, menjëherë e kupton se ajo çka dyshove kur Londrën e pe nga aeroplani, është e vërtetë; Je gënjyer gjithë jetën me ëndrra dhe dokrra. Ke shpenzuar për të ardhur në vendin më të trishtë të planetit.

Shtëpi të vogla dhe rrugë të mjera nën një qiell me re të pista si lëvere të palara.

Nuk duket si udhëtim. Duket si lexim i ndonjë libri të Engelsit mbi gjendjen e mjerë të klasës punëtore në Angli.

Zbret nga treni. Shetit pakl. Ulesh në një kafene. Hedh sytë rrotull. Bindesh përfundimisht se gjithçka tjetër që do shohësh gjatë këtij udhëtimi nuk mund të jetë më pak dekurajuese se ky fillim.

Rrëkëllejnë birrë më këmbë si të babëzitur.

Gjerbin pa pushim kafe të holla si lëng gështenjash në filxhanë të mëdhenj të thellë si gaveta ushtrie. Pinë të etur kapuçino edhe më të mëdha se kafetë. Currili i kapuçinos derdhet ngadalë nga brimat e ekspresit brenda gavetës shoqëruar me fërshëllima si lokomotiva e Stivensonit.
Pëshpërisin si hijet. Flasin si belbanë. Fjalët i shkurtojnë. Të folurën e ngatërrojnë.

Profesorë universitetesh, filozofë të shquar, shkencëtarë me nam, i shtyjnë ditët në shtëpi të vogla, të vjetra, si shtëpi minatorësh ngritur shpejt e shpejt pas ndonjë përmbytjeje nja dy a treqind vite të shkuara. Të merr të qarët tek i sheh ato furriqe.

Megjithatë, shtëpinë e vogël dhe të vjetër ku ma gjen. Qindra londinezë të pastrehë kalojnë jetën futur nëpër thasë plastmasi nëpër rrugë, sheshe, dyer hotelesh.

Zhgane zhelanësh pisanjosë presin para depove të marrin ndonjë lëmoshë nga shteti.

Në lindje të Londrës jetojnë mijëra anglezë aq fukarenj, sa lindin e vdesin pa i parë kurrë me sy sheshet kryesore të qytetit. Dhjetëra mijëra të tjerë londinezë jo-fukarenj të tmerruar nga piskamat metropolitane prej vitesh u janë larguar përgjithmonë atyre shesheve për ta pritur plakën me kosore nëpër katunde.

Në Hithrou pasaportën ta kontrollon një indian.

Në një minimarket paketën e cigareve ta zgjat një dajua i tij.

Kafenë ta sjell një nepalez.

Rrobat kineze t’i shet një kurd.

Picën italiane ta servir një filipin.

Në bankë të shërben një kongolez.

Shitësi i hamburgerit është një eskimez.

Janë aq të paditur, aq të paarsimuar, aq gdhë, sa të lypset një ditë e tërë për të gjetur vetëm një, i cili ta dijë ku bie Shqipëria.

Mund ta kalosh edhe një javë të tërë në kërkim të dikujt, që të thotë përmendësh dy vargje të Shekspirit.

Janë aq pa fantazi, aq të varfër në imagjinatë dhe kreativitet, sa është e pamundur që emrin që e ka njëri të mos e kenë edhe të paktën nja dy a tre milionë të tjerë.

Rinia është edhe e ngordhur edhe zevzeke njëkohësisht.

Mbathin T-shirt-a të pista dhe pantallona të varura.

Janë aq të ftohtë dhe indiferente ndaj seksit, sa nuk e kanë për gjë që “ky këtu” të gdhihet e ngryset në të njëjtin apartament të ngushtë me të dashurën e “atij atje” nja njëzet kilometra larg në skajin tjetër të qytetit, ndërkohë që, e dashura e “këtij këtu” gdhihet e ngryset në një garsonierë me 1 banjë me “atë atje” ditë e natë e natë e ditë në një spirale paradoksale vetmie dhe sëkëlldie, që shkatërron kimitë e truve respektivë në mënyrë të pariparueshme.

Londra ka aq shumë zgëqe të fëlliqura, sa nuk kanë të gjitha Brrakat e Shqipërisë së bashku. Ujëra të fëlliqët, rrëkera, pellgje me ta shpif. Natën avuj të frikshëm ngrihen përpjetë ngadalë nga puseta rrugësh si nëpër filmat e horrorit.

Muret e holla të shtëpive ngrihet drejt nga toka. Po t’i pyesësh “Pse nuk kanë themele shtëpitë tuaja ?!” të thonë; “Nuk na lypset themel se këtu nuk ka rënë kurrë tërmet”. Janë pra aq të trashë sa kujtojnë se ngaqë nuk ka rënë tërmet në të kaluarën, tërmet nuk do bjerë kurrë as në të ardhmen.
Para një bankomati, një anglez. Ka pritur radhën. Radha i ka ardhur. Ka futur kodin dhe pret. Kurrgjë. Llogaria është bosh. Zë e shan anglezi me rrënjë e me degë gjithë njerëzimin duke lutur Zotin që një bombë atomike të ta shkatërrojë botën nga Grinuiçi në Grinuiç.

Një tjetër anglez të këshillon të mos mbash më tepër se dyqind sterlina në xhep, sepse janë “big money”. Uh ç’më shkrive o perandorak. Për sa pare xhepi duhet të kem frikë mo ? Për dyqind sterlina ? E shoh se s’ditke gjë për fierakë e skraparllinj që qarkullojnë nëpër pesë kontinente me dy milionë dollarë nëpër benevrekë.

“Hyde Park” dhe të tjera parqe të famshme janë plot me mashtruesa pisanjosa, që hiqen për poetë, shenjtorë, filozofë.
Mbrëmje. Soho. Turista gjithandej. Ta zë rrugën një dymetrosh. Përshëndet. Qartëson se nuk është dosido, por “english gentleman”, dhe të kërkon ndonjë kacidhe për të pirë një gotë çaj.

Metroja e Londrës është më e vjetra në botë. Nëpër stacionet me kthesa, që të mos biesh në shina dhe të shndrrohesh padashur në një Anna Karenina në pesqint copa, një altoparlant të paralajmëron me një “Mind the Gap” që e përsërit pafund dhe të mbetet për gjithë jetën në vesh.

Metroja e Londrës do dukej arkivol nëse në shkallët e saj të mos shfaqeshin hera-herës me klithmat e tyre plot jetë shqipet e maleve, divat nga Kalaja e Dodës, Mati, Skrapari, Roskoveci, Divjaka, Puka, Mirdita.

Historia e Anglisë ? Enciklopedi shumëvëllimëshe që përmban intrigat më të sofistikuara individuale, shtetërore, ndërshtetërore, dallaveret lokale dhe ndërkombëtare të të gjitha llojeve dhe nënllojeve.
Anglia është një spital plot me pacientë që vuajnë nga një mpleksje sëmundjesh psiko-neuro-endokrinologjike.

Ky spital ka në krye një Mbretëreshë. Mbretëresha është 9 ujë 1 kos.
Parlamenti i Anglisë është plot me pleq me qurra, që gërhasin dhe flenë me orë të tëra ca më këmbë ca shtrirë. Para kësaj qurrnaje ku ma gjen Parlamentin e Shqipërisë, atë çmendinën ku mafjozët e zgjedhur nga populli ulurasin e rrihen si n’harradoz.

AA Gill u vërtit nja dy orë nëpër Tiranë. Mblodhi ca dromca kafenesh. J’u duk se e njohu Shqipërinë, dhe bëri një reportazh për “Sunday Times”.

 




Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Skandali/ Mijëra persona firmosin për shkarkimin e kryeministrit

Skandali/ Mijëra persona firmosin për shkarkimin e kryeministrit

Qeveria i jep pension të posaçëm familjes së Dr. Florit

Qeveria i jep pension të posaçëm familjes së Dr. Florit

Shpërthen cisterna, dhjetra të plagosur

Shpërthen cisterna, dhjetra të plagosur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
18 Maj, 2025

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një...

Lexo më shumë

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
18 Maj, 2025

Të paktën 103 civilë palestinezë u vranë në Rripin e Gazës të dielën, pas sulmeve izraelite. Bëhet e ditur se...

Lexo më shumë

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
18 Maj, 2025

“E Diela Ndryshe” e përfundoi me sukses misionin e parë javën e kaluar dhe ai i radhës e dërgon në Eminas...

Lexo më shumë

Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA
18 Maj, 2025

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com