Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hekurudhat gjermane në grevë

2023/11/15 at 9:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hekurudhat gjermane në grevë

Një grevë paralajmëruese 20-orëshe është shpallur nga Deutsche Bahn duke filluar nga mbrëmja e sotme. Si rezultat, mund të priten dukshëm më pak trena rajonal dhe në distanca të gjata.

Kompania gjermane e hekurudhave, Deutsche Bahn paralajmëron udhëtarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme. Greva paralajmëruese që ka bërë të ditur sindikata, do të çojë në anulime të shumta të trenave në transportin rajonal dhe në distanca të gjata në të gjithë vendin – sot dhe nesër. Deutsche Bahn ka krijuar një orar emergjence për transportin në distanca të gjata, pas publikimit të vendimit të Sindikatatës së Lokomotivës Gjermane (GDL). Por numri i trenave do të reduktohet ndjeshëm, njoftoi kompania. “Për këto udhëtime, DB përdor trena më të gjatë me më shumë vende në mënyrë që të jetë në gjendje të sjellë sa më shumë njerëz në destinacionin e tyre. Por udhëtimet nuk mund të garantohen,” kumtoi DB.

GDL ka planifikuar që sonte (e mërkurë) në ora 22:00 të fillojë grevën paralajmëruese, e cila do të zgjasë deri të enjten në mbrëmje, në orën 18:00. Shefi i sindikatës Claus Weselsky thotë se greva është e domosdoshme për shkak të mosmarrëveshjeve me punëdhënësit rreth kërkesave për rritjen e rrogave. Drejtori i burimeve njerëzore të hekurudhave, Martin Seiler, kritikoi ashpër këtë vendim. Greva paralajmëruese është “plotësisht e panevojshme” dhe një dëmtim i paarsyeshëm i udhëtarëve.

Sot fillojnë negociatat

Biletat që kanë blerë udhëtarët mund të përdoren edhe më vonë. Pasagjerëve iu kërkua të shmangin udhëtimet që mund të shtyhen. Ndërsa biletat për udhëtimet të mërkurën dhe të enjten mund të përdoren edhe më vonë. “Bileta është e vlefshme për udhëtimin në destinacionin fillestar, edhe me një itinerar të ndryshuar. Ndërsa rezervimet e vendeve mund të anulohen pa pagesë,” kumtoi DB.

Kompania Deutsche Bahn ka refuzuar disa kërkesa të sindikatave. Në negociatat lidhur me marrëveshjet kolektive me Deutsche Bahn, sindikata GDL kërkon ndër të tjera 555 euro më shumë në muaj për punonjësit, si dhe një bonus kompensimi inflacioni deri në 3000 euro. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për Weselsky është reduktimi i orëve të punës nga 38 në 35 orë për punëtorët me turne, por pa zvogëlimin e rrogave. Hekurudha nuk e konsideron të realizueshme një reduktim të orarit të punës dhe deri tani ka refuzuar çdo negociatë për këtë.

Drejtori Martin Seiler në vend të kësaj ofroi një rritje pagash 11 për qind për një periudhë prej 32 muajsh në raundin e parë të negociatave. Ai shprehu gatishmërinë edhe për pagesën e kompensimit të inflacionit. “Shumë pak, për një kohë tepër të gjatë, në fund të fundit, një ofertë jo e mjaftueshme”, u përgjigj Weselsky për ofertën e punëdhënësit. Negociatat duhet të vazhdojnë të enjten dhe të premten. Por është ende e paqartë nëse do të mbetet kështu dhe nëse mund të negociohet paralelisht me grevën paralajmëruese./DW

Ju sugjerojmë

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz
Rajoni

Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz

3 Korrik, 2025 7:53 pm
Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve
Bota

Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve

3 Korrik, 2025 7:44 pm
Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën
Aktualitet

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën

3 Korrik, 2025 7:16 pm
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit
Aktualitet

Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit

3 Korrik, 2025 6:45 pm
Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse
Bota

Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse

3 Korrik, 2025 6:38 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
Bota

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

3 Korrik, 2025 6:09 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

3 Korrik, 2025 6:01 pm
Para
Brukseli: Marrëveshja Itali-Shqipëri për migrantët nuk shkel ligjin e BE-së

Brukseli: Marrëveshja Itali-Shqipëri për migrantët nuk shkel ligjin e BE-së

“Penaliteti është 4 milionë”, avokatja pa prokurë bën marrëveshje e gjobit klientin

“Penaliteti është 4 milionë”, avokatja pa prokurë bën marrëveshje e gjobit klientin

VIDEO/ Bombardimet e Izraelit, shkatërrohet parlamenti në Gaza

VIDEO/ Bombardimet e Izraelit, shkatërrohet parlamenti në Gaza

TE FUNDIT

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
3 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje...

Lexo më shumë

Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz

Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz
3 Korrik, 2025

Përhapja e madhe e zjarreve si pasojë e erërave të forta në ishullin jugor grek, Kretë, i ka detyruar mijëra...

Lexo më shumë

Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve

Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve
3 Korrik, 2025

Ka përfunduar pas një ore biseda telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Në bisedën e...

Lexo më shumë

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën
3 Korrik, 2025

Sot është zhvilluar seanca e fundit plenare në Kuvend. Në këtë seancë u votua nga mazhoranca edhe projektligji për strategjinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com