Aktualitet

Hekurudha Tiranë-Durrës, Rama: Gati të nis puna, është lidhur kontrata


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:06 - 09/02/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Durrës ditën e sotme, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët.

Gajtë fjalës Rama është ndalur tek investimet e qeverisë në këtë zonë, duke përmendur edhe ndërtimin e hekurudhës.

Rama është shprehur se hekurudha Tiranë-Durrës është gati për të nisur nga puna, pasi kanë përfunduar të gjitha ngërçet kontraktuale.

Sipas tij, investimi në hekurudhë do të jetë në interes dhe të portit të ri që do të ndërtohet.
Hekurudha Tiranë – Durrës është gati për të filluar nga puna, sepse është lidhur kontrata. Presim të na miratohet fondi për hekurudhën Durrës – Hani i Hotit që përsëri lidhet me porti. Plus hekurudha Durrës-Prishtinë dhe më tutje. Këtij porti mund t’i ndërtosh hekurudha afër, po nuk është në gjendje të jetë konkurrente me portet përballë”, tha Rama./Opinion.al

Pas