Ambasada Amerikane ka reaguar sot lidhur me hedhjen e shortit për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përmes një publikimi në Tuiter, Ambasadorja Kim shprehet se nxiten të gjitha institucionet për të zbatuar reformën në drejtësi.
“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon. Më vjen mirë që zyra e Presidencës (në bashkëpunim me KLGJ, KLP, Avokatin e Popullit & të tjerë) zhvilloi dje në mënyrë transparente shortin për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshilit të Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë, i cili i mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022.
Ne nxisim të gjitha institucionet e përfshira të ecin përpara – pavarësisht pengesave – për të zbatuar reformën në drejtësi”, shkruhet në reagim./Opinion.al