Një ndër aktorët më të njohur të kinematografisë botërore, Silvester Stallone është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Vetëm para pak ditësh ai hodhi poshtë të gjitha akuzat për ngacmim seksual të femrave të ekranit, ndërsa tani është shtruar në spital prej tensionit të lartë dhe rrahjeve të shpeshta të zemrës. Mediat e huaja kanë raportuar se gjendja e 71-vjecarit është më e mirë, por është nën kontrollin e mjekëve.
Pas analizave të kryera, thuhet se ky rast është shkaktuar prej stresit që ka përjetuar gjatë kësaj kohe. Dihet se Silvester Stalone ka luajtur në filma të njohur për publikun si ‘Rocky’ apo ‘Rambo’.