-U tha në Opinion

Haxhiu:UÇK nuk bëri asnjë sulm ushtarak deri kur tanket hynë tek Jasharët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:43 - 29/06/20 |
Opi Nion

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një dalje publike mbrëmjen e së hënës e cilësoi skandaloz faktin që Prokuroria Speciale ka publikuar lajmin se ai është akuzuar për krime lufte, në një kohë kur aktakuza nuk është konfirmuar. Thaçi mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen në krime lufte dhe tha se nuk ka asnjë provë lidhur me këtë fakt.

Duke folur në emisionin “Opinion” mbi aktivitetin e UÇK, gazetari Baton Haxhiu u shpreh se deri në momentin që trupat serbe sulmuan me tanke familjen Jashari, UÇK nuk kishte kryer asnjë sulm ndaj garnizoneve të ushtrisë jugosllave.

“Një arsye po ju them se jam dëshmitar. UÇK nuk ka bërë asnjë sulm në garnizonet ushtarake të ushtrisë jugosllave deri në mars 1998, kur kanë hy tanket ushtarake tek familja Jashari. Prej vitit 1996 deri në 1998 ballafaqimi i UÇK ka qenë veç me policët, pasi ata kanë qenë dhunuesit e secilës familje. Dhe shikoni sa të kujdesshëm kanë qenë anëtarët e UÇK për dy vite e diçka, dhe nuk është prek asnjë ushtar. Nuk është vra, nuk është sulmuar garnizoni, asnjë gjë. Ballafaqaimi ka qenë me policinë, e cila ka qenë dhunuese me familjen brenda”, tha Haxhiu./Opinion.al

 

Pas