Analisti Baton Haxhiu ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta çuar bashkinë e Tiranës në zgjedhje të parakohshme duke shkarkuar Erion velian dhe kandiduar Ogerta Manastirliun.
Në emisionin “Opinion”, Haxhiu u shpreh se tashmë Veliaj, i cili ndodhet në burg, ose të pranojë shkarkimin ose të nis betejën politike kundër Edi Ramës.
“Erion Veliaj ka dy mundësi ose ta pranojë shkarkimin ose të bëjë betejë politike. Ta rikthejë veten dhe të mbijetojë duke u ballafaqur me Edi Ramën”,-tha Haxhiu.