Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe raportet e tij me kryeministrin Edi Rama.
Në emisionin “Opinion”, analisti tha Veliaj po përpiqet të ndërtojë një situatë që e projekton atë siu një lider i së ardhmes në një lidershpit tjetër politik.
Po ashtu, Haxhiu thotë se kjo situatë është e leverdishme edhe për PD që përpiqet të gjejë përçarjet brenda PS.
Natyrshëm një lider i tillë i Bashkisë së Tiranës për mua duhet të ishte në arrest shtëpiak. Jo të shkonte deri në pikën e një procesi të tillë. Unë mendoj se ai për fajet që ka bërë dhe që janë publike, derisa t’i vërtetojë gjyqi, ai duhet të ishte në arrest shtëpiak. A është dashur që të ishte sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak? Mendoj se politikisht se nuk është dashur. Kurse në aspekt e të drejtave të tij është dashur. Në këtë moment Veliaj po ndërton një viktimizim të lidership, të një lideri të së ardhmes. Për të treguar autoritet është ky qëndrim i Veliajt dhe është i kuptueshëm. Nuk ka një arsye tjetër veçse të shpëtojë veten. Ai e ka pritur këtë herë që SPAK dhe opozita të jenë në krah të tij dhe në këtë moment të krijohet një pol i ri politik, ku opozita të jetë në krah. Strategjikisht nëse opozita është dashur që të bëjë një luftë brenda lirisë politike. Berisha e ka projektuar një përçarje brenda Partisë Socialiste. E drejta e tij është faktikisht që të ndërtojë një strategji të tillë dhe unë mendoj se e ka udhëhequr për një kohë të gjatë bukur mirë. Fakti që Berisha e përcaktoi Ramën si njeriu i cili e ka futur në burg, tregon se përçarja ka nisur që në fillim. Ata e kanë projektuar të vetmen mundësi që mund t’i kundërvihet Edi Ramës, ka qenë strategji e opozitës, por edhe viktimizim i Erion Veliajt. Por kanë harruar një njeri që ka lexuar strategjitë e të dyja palëve dhe ai është kryeministri Rama. Ai kapi momentin e duhur për të shkarkuar Veliajn”,-tha Haxhiu.