-U tha në Opinion

Haxhiu: PD do ndahet në 2, Berisha nuk ka as forcë dhe as dëshirë ta marr


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:20 - 15/11/21 |
el ida

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Opinion” se themeluesi i PD-së Sali Berisha synon në fakt ndarjen e kësaj force politike në 2. Sipas Haxhiut Berisha nuk ka rrugë tjetër dhe për më tepër nuk ka as forcë dhe as dëhsirë të marr drejtimin e PD-së.

“Sali Berisha në fundin e tij politik dëshiron ta ndajë PD në 2. Nuk ka rrugë tjetër. Synimi dhe dëshira e njeriut që nuk ka rrugë tjetër është vetëm ta ndajë PD në 2. Sepse është non grata , ai don trillin e rrëmujës që së paku ta fitojë statusin e negociatorit për veten e tij. Berisha nuk ka as forcë, as guximin dhe as dëshirën për ta marr PD”, tha Haxhiu./Opinion.al

Pas