Analisti Baton Haxhiu ka replikuar me përfaqësuesit e PD në studion e “Opinion” duke i konsideruar ata fajtorë të shkatërrimit të së djathtës.
Në studio, përballë Gazment Bardhit, Klevis Balliu dhe Ervin Salianjit, analisti tha: “E djathta nuk ekziston, ekziston vetëm brenda iluzionit tuaj. E djathta është dëmtuar. Nëse nuk keni dëshirë dhe guxim të bashkoni të djathtën, ju jeni fajtorë.
Balliu tha që lista jonë do të jetë ajo dhe pikë. Çfarëdo që të vendosë KQZ, Balliu paralajmëron që do të prishë zgjedhjet dhe nuk do të ketë zgjedhje. Nuk njoh në politikë rast që liderët e ricikluar fitojnë betejën. Vetëm në sistemet autokratike liderët e ricikluar fitojnë”./Opinion.al