Aktualitet

Haxhia: Gjynah të dënohej Saimir Tahiri, ngriti policinë dhe rendin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:58 - 14/07/22 |
Opi Nion

Avokati Maks Haxhia ka folur për dënimin e ish-ministrit i Brendshëm, Saimir Tahirit. Gjatë një interviste televizive avokati Haxhia, tha se e ardhmja e Saimir Tahirit është drejt pafajësisë dhe se sipas tij nuk mund të dënohet një ministër që ka kontribuar kaq shumë për policinë vetëm për shpërdorim detyre. Sipas Haxhias, Tahiri nuk është njoftuar se çfarë ka shpërdoruar në detyrën e tij.

“E ardhmja e Saimir Tahiri është i pafajshëm. Ai paska qenë një nga ministrat më të mirë që është gjynah të përfudnojë në burg, duke llogaritur kontributin e dhënë. Kujtojmë se si e gjeti policinë dhe rendin dhe se si e ka bërë” deklaroi Maks Haxhia.

Ndër të tjera avokati tha se ish-ministri Tahiri lirohet nga burgu nëse Gjykata e Lartë bën rekurs në Apel vendimin ndaj tij.

“Që të thuash shpërdorim detyre. Apo që ti ngordhin lopët ministrisë dhe të fusësh ministren në burg. Ne jemi në Gjykatë të lartë presim rekursin. Kemi paraqitur shkelej proceduriale që kthehet vendimi dhe në Apel. Kjo bën që ai të lirohet. Plus edhe themeli që nuk dënohet një ministër i Brendshëm, kur si ke thënë se çfarë ka shpërdoruar” tha avokati.

Pas