ELBASAN- Saimir Beqiri dyshohet se është ekzekutuar nga vrasës me pagesë ose nga persona të afërm me porositësit e vrasjes. Nga hetimet mësohet se autorët mund të jenë banorë të zonës përreth Elbasanit. Aktualisht janë shoqëruar dhe marrë ën pyetje dy persona, njëri nga Peqini dhe tjetri nga Cërriku.
TV Klan referuar burimeve në prokurori ka mësuar se objekt i hetimit të prokurorisë mbetet hakmarrja, por hetuesit mbeten të rezervuar për të dhënë emra.
Saimir Beqiri që u ekzekutua në Elbasan mëngjesin e së hënës ishte vëllai i Gentian Beqirit edhe ky i vrarë. Kujtojmë se ky i fundit ishte i akuzuar për vrasjen e Sokol Capjes. Nga hakmarrja e dy familjeve Capja-Mema janë vrarë disa persona. Historia e hasmerise