Në mbyllje të Presidencës Polake, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka theksuar se zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike për të ardhmen e përbashkët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani shprehet se Presidenca Polake e Këshillit të BE-së solli qartësi, energji dhe një angazhim të fortë për procesin e zgjerimit.
“Presidenca Polake e Këshillit të BE-së solli qartësi, energji dhe një angazhim të fortë për procesin e zgjerimit për të cilin jemi mirënjohës.
Në mëngjesin e sotëm të punës me ambasadorët e BE-së në Shqipëri, në mbyllje të Presidencës Polake, theksova se zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike për të ardhmen tonë të përbashkët, një projekt që afron dhe forcon gjithë kontinentin”, shkruan Hasani.