Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…

2025/07/24 at 8:09 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme dhe sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është “qartazi e pabazuar” dhe, si e tillë, e papranueshme për Kushtetuesen.


Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha se Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim mbi këtë çështje në bazë të kërkesave të paraqitura nga deputetët e dy partive politike dhe jo mbi kërkesën e presidentes.

“Çështja lëviz vetëm atëherë kur të ketë një qartësi nga Gjykata Kushtetuese sa i përket pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit, dhe të drejtës së partisë së parë për të propozuar”, tha ai.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit pas skadimit të afatit nuk e bën automatikisht atë jokushtetues. Vetëm Gjykata Kushtetuese, tha ai, ka të drejtë të përcaktojë kushtetutshmërinë e një procesi të tillë.

Presidentja Osmani iu drejtua më 22 korrik Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë për sqarim se cilat do të jenë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik – afat i përcaktuar më herët nga vetë Kushtetuesja. Ajo ka kërkuar, gjithashtu, vendosjen e një mase të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor.

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të premten do të mblidhen për herë të 52-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hasani, a prisni që Gjykata Kushtetuese të miratojë kërkesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me afatin 30-ditor për konstituimin e Kuvendit?

Enver Hasani: Jo, për shkak se kërkesa e zonjës Osmani është e papranueshme, për shkak se është qartazi e pabazuar, dhe masa e përkohshme vihet vetëm në kërkesa kur kërkesa bazë ka merita. Kur ajo është, në shikim të parë, siç është rasti, qartazi e pabazuar, atëherë Gjykata e shpall të papranueshme. Ajo kërkesë bazë e presidentes është absurde, pasi thotë se bëhet fjalë për konflikt për kompetenca, që nuk ekziston, absolutisht nuk mund të ekzistojë. Nuk ka konflikt pozitiv, as negativ, për kompetencë. As nuk po ia ushtron askush kompetencat e presidentes, as presidentja nuk është duke abstenuar nga ushtrimi i tyre.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë kërkesën e Osmanit lidhur me sqarimet se çfarë pasojash juridike mund të ketë në rast se nuk respektohet afati i 26 korrikut për konstituimin e Kuvendit?

Enver Hasani: Absolutisht jo. Nuk besoj, nuk ka asnjë të drejtë presidentja që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për konflikt për kompetencë, dhe për sqarime të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë pasojash juridike prisni që të vendosë Gjykata Kushtetuese apo nuk do të vendosë fare asgjë?

Enver Hasani: Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e fundit, ka bërë një gabim që nuk ka caktuar pasojat juridike. Unë kam menduar, dhe vazhdoj të mendoj, që afati 30-ditor është zbulim i Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Kushtetua është e qartë, e përcakton afatin 30-ditor për konstituim të Kuvendit, për atë është e qartë. Gjykata ka mundur t’i përdorë ato që quheshin punime përgatitore, që unë e di që nuk ekzistojnë, por para pesë-gjashtë vjetësh gjoja i gjetëm, dhe jam i bindur që edhe ato punime përgatitore do të thoshin që afati 30-ditor nuk është afat, por është afat për të filluar seanca, por jo edhe për konstituim. Meqë e ka caktuar, është dashur që t’i caktojë edhe pasojat për moskonstituim. Këtë nuk e ka bërë Gjykata, prandaj është detyrë prerogative e Gjykatës, mbi bazën e kërkesave që janë në vijim e sipër të deputetëve të dy forcave politike, të vendosë lidhur me pasojat juridike të moszbatimit të aktgjykimit të fundit të saj.

Radio Evropa e Lirë: Domethënë, nuk prisni që Gjykata të vendosë në bazë të kërkesës së presidentes, por në bazë të kërkesës që kanë bërë deputetët?

Enver Hasani: Po, sepse Gjykata nuk ka të drejtë ta shpallë të pranueshme – po e përsëris, kërkesa e presidentes është qartazi e pabazuar dhe për pasojë e papranueshme. Gjykata mund të ndërmarrë masë të përkohshme edhe ex officio, jo vetëm sipas kërkesës së palëve, në këtë rast e kam fjalën për deputetë. Dhe, në vijim të vendosjes për dy kërkesat e forcave politike, përkatësisht të deputetëve, Gjykata Kushtetuese, jam shumë i sigurt, do të sqarojë pasojat juridike të aktgjykimit të fundit, se çfarë ndodh në qoftë se ndodh konstituimi pas 27 korrikut, pas kalimit të afatit 30-ditor. Sepse, jo vetëm Gjykata jonë Kushtetuese, por edhe gjykatat e tjera, është standard që ato e caktojnë mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të tyre, kohën e ekzekutimit të tyre, dhe i menaxhojnë pasojat juridike të vendimeve të tyre. Domethënë, Gjykata mund të tregojë edhe nëse formohet pas kalimit të afatit 30-ditor, ka të drejtë të tregojë se cilat janë pasojat juridike, mund të vazhdohen tutje apo mund të mos vazhdohen. Dhe, këtë e ka bërë, ju e dini, në disa aktgjykime, edhe në kohën sa kam qenë unë kryetar, dhe kohët e fundit, sikurse rasti “Hoti” dhe shumë të tjerë. Sepse, po e përsëris, është e drejtë e Gjykatës Kushtetuese për të caktuar mënyrën, kohën dhe të menaxhojë pasojat juridike të aktgjykimeve të saj.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hasani, nëse eventualisht deputetët e konstituojnë Kuvendin pas afatit të vendosur nga Kushtetuesja, çfarë do të thotë kjo, a do të jetë konstituimi i Kuvendit jokushtetues?

Enver Hasani: Jo, nuk domethënë, se nëse është jokushtetues, vetëm Gjykata Kushtetuese e tregon, për shkak se, në aktgjykimin e saj të fundit, ajo nuk ka treguar pasojat juridike, por vetëm e ka dhënë një afat, e ka ridefinuar, e ka ndryshuar Kushtetutën, e ka ndryshuar afatin 30-ditor, që është nisja e seancës, dhe ka thënë se është i barabartë me konstituimin e Kuvendit. Por, nuk ka caktuar pasoja juridike. Deputetët dhe organet do të funksionojnë, do të vazhdojnë edhe pas 27 korrikut. Hipotetikisht, nëse nuk ndodh asgjë, ata duhet të vazhdojnë me 48-orëshin, sepse e kanë një rregullore, e kanë një Kushtetutë që është në fuqi, pra një normë kushtetuese. Më pas, Gjykata Kushtetuese – nëse konstituohet Kuvendi dhe rasti shkon në Kushtetuese, ose në ndërkohë – jep përgjigje në kërkesat e deputetëve, ajo cakton fatin ose pasojën juridike të Kuvendit të konstituar pas kalimit të afatit 30-ditor. Vetëm Gjykata Kushtetuese, dhe askush tjetër, cakton se çfarë është kushtetuese dhe çfarë nuk është kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë: Në ndërkohë, nëse arrihet konstituimi i Kuvendit, a do të mundet presidentja të refuzojë caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, në pritje të një vendimi ose sqarimi nga Kushtetuesja?

Enver Hasani: Jo, në mënyrë absolute jo, për shkak se ajo nuk ka ndalesë, dhe presidentja nuk është interpretuese e Kushtetutës. Ajo duhet të bëjë mandatin, e ka afatin kushtetues, konstituohet Kuvendi, duhet që menjëherë të caktojë mandatarin dhe të formohen organet. Kurdo që të vendosë, Gjykata Kushtetuese do t’i tregojë pasojat juridike, siç ka treguar, ju e dini, në rastin “Pacolli”. Ai nuk është konsideruar president i shkarkuar, por president jokushtetues. Por, vendimet e presidentit kanë mbetur, sepse ai ka pranuar kredenciale, ka emëruar ambasadorë, dhe ato nuk mund të zhvlerësohen, që do të thotë se Gjykata Kushtetuese i menaxhon pasojat juridike eventuale, por nuk guxon shteti të ndalojë. Kuvendi duhet të konstituohet nëse arrihet marrëveshja, edhe pas afatit 30-ditor. Mandatari duhet të bëhet edhe pas asaj kohe, dhe vetëm Gjykata Kushtetuese përcakton pasojat juridike të një konstituimi të tillë dhe të një mandatimi të tillë. Askush tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Domethënë, nëse votohet Qeveria, ajo do të jetë kushtetuese?

Enver Hasani: Po, deri në momentin që Gjykata Kushtetuese e thotë të kundërtën.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hasani, çfarë nëse nuk arrihet konstituimi edhe brenda këtij afati 30-ditor, edhe pas një vlerësimi apo sqarimi që mund ta japë Gjykata Kushtetuese? A bëhet fjalë për humbjen e mandateve të deputetëve aktualë, apo zëvendësohen me deputetë të tjerë brenda listës?

Enver Hasani: Kjo mund të ndodhë vetëm në qoftë se Gjykata Kushtetuese e konsideron si pasojë juridike decertifikimin e deputetëve, qoftë të një pjese të tyre apo të gjithëve. Vetëm Gjykata Kushtetuese është ajo që mund t’ua humbë mandatin, dhe të bëjë decertifikimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe atë me një arsyetim të caktuar pse ndodh ajo. Domethënë, ajo është pasojë juridike. Pasojat juridike, sot për sot, Gjykata nuk i ka caktuar në aktgjykimin e fundit. Pritet që Gjykata t’i përcaktojë pasojat juridike të moszbatimit të aktgjykimit të saj brenda afatit 30-ditor. Askush tjetër. Me një fjalë, nuk ka humbje të mandatit me automatizëm. Atë e vendos Gjykata Kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë: Profesor, ju çfarë prisni? Çfarë mund të jenë vendimet e Gjykatës?

Enver Hasani: Unë nuk mund të spekuloj. Por, ajo çfarë unë pres, dua të shpresoj shumë, që Gjykata do të dijë ta ruajë dinjitetin profesional të saj, të bazohet fuqishëm në aktgjykimin e fundit, ta operacionalizojë pjesën operative, mbi bazën e arsyetimit që ka dhënë në aktgjykimin e fundit. Sepse, edhe kërkesat e dy palëve të deputetëve janë dhe bazohen në aktgjykimin e fundit, dhe nuk ka asnjë logjikë, dhe do të ishte shumë keq për Gjykatën, sikur ajo të devijonte nga arsyetimi i saj në aktgjykimin e fundit. Ajo çka unë besoj dhe shpresoj është që Gjykata Kushtetuese të përcaktojë pasojat juridike të moszbatimit të aktgjykimit, duke u bazuar në arsyetimin e fundit të dhënë për çështjen e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A besoni që mund të vihen në situatë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë për një afat, po themi të caktuar, konstituimin e Kuvendit?

Enver Hasani: Vështirë është, është vlerësim politik. Nuk mund të them asgjë. E kam problem të spekuloj në atë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet deri në fund?

Enver Hasani: Çështja lëviz vetëm atëherë kur të ketë një qartësi nga Gjykata Kushtetuese sa i përket pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit, dhe të drejtës së partisë së parë për të propozuar. Gjykata duhet këto dy segmente t’i sqarojë, domethënë cila është natyra juridike e së drejtës kushtetuese të partisë së parë për të propozuar. A është një e drejtë absolute që mund të vazhdojë pafund. Dhe, e dyta, çfarë nëse nuk konstituohet Kuvendi në pafundësi./REL



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

25 Korrik, 2025 10:44 pm
Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
Bota

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

25 Korrik, 2025 10:19 pm
Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
Bota

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

25 Korrik, 2025 9:43 pm
Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

25 Korrik, 2025 9:13 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
Kronikë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

25 Korrik, 2025 8:37 pm
Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

25 Korrik, 2025 8:31 pm
BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump
Bota

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump

25 Korrik, 2025 8:01 pm
Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën
Bota

Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën

25 Korrik, 2025 7:31 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

25 Korrik, 2025 6:57 pm
Para
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
















TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
25 Korrik, 2025

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40...

Lexo më shumë

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
25 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë disa komente të bujshme nga Britania e Madhe, ku ndodhet në një tur ndërkombëtar,...

Lexo më shumë

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
25 Korrik, 2025

Qeveria britanike po përballet me presion të madh nga 221 deputetë nga i gjithë spektri politik për të njohur menjëherë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
25 Korrik, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në Berat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com