Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hasan Halilaj i Kukësit shpallet në kërkim. Ja akuzat

2016/05/24 at 12:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hasan Halilaj i Kukësit shpallet në kërkim. Ja akuzat

Hasan Halilaj nga kryetar i një bashkie të vogël u bë personazh kur Blushi shkroi shkrimin e famshëm “Rilindja po hasanizon Shqipërinë”. Hasan Halilaj kishte shërbyer për dy mandate si kryetar bashkie i Kukësit i zgjedhur nga PD dhe garonte për herë të tretë në 2015 me koalicionin PS-LSI.


Sot Hasan Halilaj është nën akuzë për shpërdorim detyre dhe me kërkesë të Prokurorisë, gjykata ka caktuar  masën e sigurisë “arrest në burg”.  Policia e ka shpallur menjeherë në kërkim ish – Kryetarin e Bashkisë së Kukësit.

Përpos Halilit në bankën e të akuzuarit do të ulen edhe: Mirdash Hoxha, ish – Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Lekë Deda, ish – drejtor i Financës, Gëzim Ukperaj, ish – Drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Këta persona bashkë me ish-kryetarin Halilaj akuzohen se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh fiktive, duke e regjistruar Bashkinë Kukës si aksioneve në shoqërinë “Klubi i Futbolli Kukës” sh.a., për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, në periudhën 2011 – 2015 rreth 45 milionë lekë të reja.

Këtë shumë, Bashkia e Kukësit e ka siguruar, duke mos paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën më të madhe të punonjësve në varësi të institucionit.

Prokuroria e Kukësit i nisi hetimin në Nëntor 2015, në bazë të një kallëzimi të Bashkisë së Kukësit, në të cilën ishin ngritur dyshime për veprime të paligjshme nga ana e ish – drejtuesve të këtij institucioni, të cilët ishin larguar pas zgjedhjeve lokale të Qershorit 2015.

Nga hetimi i deritanishëm i organit të akuzës, rezultoi se:

– Shoqëria “Klubi i Futbollit Kukësi” sh.a është krijuar në vitin 2011, si një shoqëri tërësisht private. Në vitin 2012, me një vendim fiktiv, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë në atë kohë, Bashkia Kukës regjistroi si aksionere e kësaj shoqërie, pa asnjë bazë ligjore.

– Pas regjistrimit fiktiv si aksionere në këtë shoqëri private, Bashkia e Kukësit ka dhënë në formën e sponsorizimit për ekipin e futbollit mbi 45 milionë lekë të reja. Hetimi ka provuar se këto pagesa janë kryer tërësisht në kundërshtim me ligjin.

– Në vijim të hetimeve, Prokuroria konstatoi se shuma e paguar në formën e sponsorizimit për ekipin e futbollit është marrë nga fondi i përcaktuar për pagesën e detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore të pjesës më të madhe të punonjësve që janë të regjistruar në ndërmarrjet e Bashkisë. Nga verifikimet ka rezultuar se për periudhën 2011-2015, shumë punonjës kanë marrë pagën, por nuk figuron të kenë të derdhura kontributet e detyrueshme, të cilat dorëzohen në Drejtorinë e Tatimeve nga ana e punëdhënësit (Bashkia në rastin konkret).

– Po ashtu, rezulton se Bashkia e Kukësit, për periudhën objekt-hetimi, ka qenë në dijeni të borxhit të akumuluar për shkak të mospagesës së detyrimeve. Megjithatë, si nga ana e Bashkisë, ashtu edhe nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor për të rikthyer normalitetin financiar.

Për më tepër, pavarësisht rritjes së borxhit nga viti në vit, rezulton se organika e Bashkisë është rritur periodikisht, duke shtuar ndjeshëm detyrimin që institucioni kishte ndaj administratës tatimore. Edhe kjo e fundit, megjithëse ka qenë në dijeni të situatës anormale, nuk ka ndërmarrë procedurat e nevojshme ligjore, përfshirë edhe masat përkatëse, për të detyruar Bashkinë Kukës të sistemonte financat e saj.

Në këto kushte, Prokuroria e Kukësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se disa ish – zyrtarë lokalë kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndaj tyre organi i akuzës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga Gjykata dhe u ekzekutua nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. /tvklan.al



Ju sugjerojmë

Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Aktualitet

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

13 Qershor, 2025 3:42 pm
U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
Kryesore

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

13 Qershor, 2025 3:24 pm
“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Para
Aromë e këndshme shtëpie, ja zgjidhja

Aromë e këndshme shtëpie, ja zgjidhja

19 veshjet më të bukura skenike të Britney Spears

19 veshjet më të bukura skenike të Britney Spears

“Marubi”/ Batutat e Ramës me ambasadorët: Ejani se pa ju s’bëjmë dot gjë

Rama thumbon amerikanët: Disa kryetarë dhomash...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
13 Qershor, 2025

Deri në 40 persona paraqiten çdo ditë në qendrën shëndetësore në Shëngjin. Janë qytetarë të grupmoshave të ndryshme, kryesisht të...

Lexo më shumë

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
13 Qershor, 2025

Dy fëmijët në Greqi, të cilët u shpëtuan fillimisht nga mbytja nga një shqiptar, kanë pësuar vdekje klinike. Prindërit e...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
13 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka paralajmëruar të premten Iranin se duhet të bëjë marrëveshje...

Lexo më shumë

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
13 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com