Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Hasit, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 34-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se autori është një 41-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.
Shkak i vrasjes mësohet të jenë motive pronësie.
Ndërkohë uniformat blu ndodhen në vendngjarje, teksa detaje të tjera priten në vijim.