Bota

Harvey Weinstein shpallet fajtor për të dytën herë për përdhunim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 20/12/22 |
Opi Nion

Ish-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje.

Gjykata në Los Angjelos të Kalifornisë e dënoi 70-vjeçarin me 24 vjet burgim.

Aktualisht, fituesi i Oskarit është në Nju Jork duke vuajtur dënimin me 23 vjet burgim për krime të ngjashme.

Weinstein u shpall fajtor të hënën për përdhunim dhe për dy akuza tjera për sulm seksual ndaj një gruaje, e njohur si Jane Doe 1, emri i së cilës nuk është bërë publik për të mbrojtur anonimitetin e saj.

Më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për sjellje të keqe seksuale.

Pretendimet e raportuara në vitin 2017 kanë kontribuar në themelimin e lëvizjes #MeToo (Edhe unë), e cila ka inkurajuar njerëz në të gjithë botën që t’i ndajnë përvojat e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.

Weinstein ka prodhuar disa filma të njohur, përfshirë “Shakespeare in Love”, i cili ka fituar çmimin Oskar për fotografinë më të mirë në vitin 1999.

Pas