Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Harvey” drejt Luizianës, deri më tani 20 të vdekur në Teksas

2017/08/30 at 8:59 PM
në Aktualitet, Bota, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Harvey” drejt Luizianës, deri më tani 20 të vdekur në Teksas

Stuhia tropikale Harvej ka prekur tashmë edhe shtetin federal amerikan të Luizianës. Uragani pritet të godasë edhe Nju Orlinsin, që mban në memorje dëmet e stuhisë shkatrrimtare Katrina të 12 viteve më parë. Deri më tani, autoritetet në Teksas numërojnë 20 të vdekur prej të premtes nga uragani Harvej.

Pasi gjunjëzoi Teksasin, stuhia e fuqishme tropikale Harvej ka prekur Luizianën fqinje. Nju Orlinsi, qyteti më i madh i këtij shteti federal, një pjesë e të cilit ndodhet deri 1 metër nën nivelin e detit, është përgatitur të përballet me një sasi të madhe reshjes që pritet të arrijnë në 25 cm përgjatë 36 orëve në vijim. Pozita e njërit prej qyteteve-porte më të mëdha të Shteteve të Bashkuara, rezultoi fatale në vitin 2005 kur u godit nga një tjetër uragan famëkeq si Katrina që i mori jetën mbi 2 mijë personave.

Harvej preku territorin e Shteteve të Bashkuara të premten kur goditi qytetin Teksan të Korpus Kristit. Pas asaj dite, trajektorja preku edhe Hjustonin, qytetin e katërt më të populluar të Shteteve të Bashkaura. Përmbytjet dhe shkatërrimet kanë shkaktuar një bilanc prej 20 të vdekurish, me një tendencë në rritje.

Mes viktimave është edhe oficeri i policisë Steve Perez, i cili ra në krye të detyrës të dielën, pasi u bllokua mes ujit me automjetin e tij në një nënkalim në Hjuston, gjatë operacioneve të shpëtimit. E teksa operacionet e emergjencës vijojnë, autoritetet kanë shpallur gjendjen e shtetrrethimit që nis në mesnatë dhe përfundon në 5 të mëngjesit me orën lokale. Kjo masë ishte e nevojshme pas raportimit të disa rasteve të grabitjeve gjatë natës, në shtëpitë e braktisura nga banorët, të shndërruara në të pabanueshme si pasojë e përmbytjeve.

Kjo situatë është një test i rëndësishëm për presidentin amerikan Tramp, tragjedia e parë natyrore. Gjatë vizitës së tij në Korpus Kristi, Tramp u shpreh se të gjithë kishin punuar si në skuadër dhe lavdëroi guvernatorin e Teksasit, republikanin Greg Abot për mënyrën se si u përball me situatën.

Etiketa: harvey në teksas

Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Kjo është Beyonce dy muaj pas lindjes !

Hollywoodi ndihmon të prekurit nga uragani “Harvey”

Këngëtarët më të kërkuar të kësaj vere

Noizy dhe Ledri bëhen bashkë, realizojnë foton e shumëpritur

Pse femrat janë më tërheqëse për meshkujt gjatë ciklit menstrual?

Studimi/ Një në katër femra tradhtonë bashkëshortin e saj

TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com