Kryesore

Harta gjyqësore/“Sistemi në kolaps”,Bardhi: Rama t’i dalë për zot kësaj katrahure



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 13/07/22 |
Opi Nion

Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet seanca dëgjimore për hartën e re gjyqësore. Në këtë mbledhje ka folur edhe deputeti i PD, Gazment Bardhi i cili tha se sistemi është në kolaps për shkak të bojkotit të avokatëve që kundërshtojnë hartën e re gjyqësore.

Ndër të tjera deputeti i PD u shpreh se KLGJ duhet të bindë tryezën se studimi nuk është vendim politik i kryeministrit Edi Rama.

Ju dje e përmbyllët diskutimin mbi veprimtarinë e KLGJ. Keni miratuar me votat tuaja dhe kjo sot është një seancë e posaçme dëgjimore e kërkuar nga opozita. KLGJ nuk reagon kur kryeministri politizon vendimmarrjet. Sistemi është në kolaps për shkak të bojkotit, nuk bën reagim sepse nuk e shqetëson kolapsi. E gjitha bie, se kjo është vendimmarrje e qeverisë. KLGJ të na bindë që ky nuk është vendim politik i Edi Ramës që ka marrë firmën e Naureda Llagamit. Në të kundërt, nëse është vullnet politik i Edi Ramës nuk kanë çfarë bëjnë këtu asnjë institucion. Le të vijë këtu Edi Rama dhe t’i dalë për zot kësaj katrahure”,-tha Bardhi./Opinion.al

Pas