Kronikë

Harta e re gjyqësore, Llagami:S’ka gjyqtarë!Disa në vetting,të tjerët s’aplikojnë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 15/06/22 |
Opi Nion

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami teksa ka raportuar këtë të mërkurë në Komisionin e ligjeve është ndalur edhe tek harta e re gjyqësore.

Ajo është shprehur se gjyqtarët nuk aplikojnë në Gjykatat e Apelit përveç asaj të Tiranës.

Teksa ka pasur shumë kritika nga avokatët për shkrirjen e gjykatave të Apelit nga 6 në 1 në të gjithë Shqipërinë, Llagami shpjegon se në Gjykatën e Apelit Shkodër janë hapur 4 herë procedurat dhe nuk aplikoi askush, e njëjta për Korçën, pra ka interes të ulët. Sipas saj këto problematika janë adresuar për hartën gjyqësore.

“Tek harta gjyqësore kemi parë mundësinë e vakancave dhe riorganzimin e dekretit aktual për numrin total. Kemi një cështje nga Strasburgu për zgjatjen e rekursit në Gjykatën e Lartë. Kjo nuk është situatë normale, po përpiqemi maksimalisht, ka vonesa për procedura që po aplikohen për herë të parë si vettingu. Ne kemi shqetësim se s’kemi prurje. Nuk aplikojnë gjyqtarë, përveç Apelit Tiranë se nuk marrin riskun të përfshihen në procedura se kemi standardin që po nuk kalove vettingun me formë të prerë, nuk fillon procesi i vlerësimit.

E dyta nuk kanë interes se duan një gjykatë më të mirë. Në Gjykatën e Apelit Shkodër hapëm 4 herë procedurat dhe nuk aplikoi askush, e njëjta për Korçën, pra ka interes të ulët. Nga një analizë në trupën gjykuese në shkallë të parë 166, vetëm 16-17 mund të përmbushin kushtet që të shkojnë në apel dhe kalojnë vettingun në formë të prerë. Këto i kemi adresuar për hartën gjyqësore dhe situatës në gjyqësor”, tha Llagami.

Pas