Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ Berisha: Ja dy qëllimet kryesore të Edi Ramës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 14/06/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me Hartën e re Gjyqësore në vend. Në një postim në rrjetet sociale,  Berisha shkruan se ndryshimet e bëra krijojnë shpenzime shtesë për qytetarët duke e bërë të papërballueshëm procesin gjyqësor për shtresat në nevojë.

Sipas Berishës me hartën e re Rama ka dy qëllime kryesore: “Të vendosë nën kontroll të plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e këtij sistemi”.

“Sot greva 4 ditore e avokateve te vendit kunder Hartes se re te Gjykatave.

Te dashur miq, sot te gjithe avokatet e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re antikushtetuese, antiligjore, te sistemit te gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar.

Kjo harte ne menyre arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u krijon qytetareve, udhetime, hotele, restorante etj, e bene te paperballueshem procesin gjyqesor per shtresat ne nevoje.

Me harten antikushtetuese Rama ka dy qellime kryesore:

  • Te vendose nen kontroll te plote vendimet e gjykatave dhe te maskoje falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e ketij sistemi.
  • Duke i dhene mbeshtetje te plote greves te avokateve te vendit ne mbrojtje te te drejtave themelore te qytetareve shqiptare, u bej thirrje te gjithe profesioneve te tjera te lidhura me proceset gjyqesore, te hidhen ne greve dhe te kerkojne anullimin e menjehershem te saj. Gjithashtu Partia Demokratike garanton qytetaret e vendit se anullimi i kesaj harte do te jete nje nje nga aktet e para te pushtetit te ardheshem te saj. sb”-shkruan Berisha.

Pas