Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë në datën 14 korrik.
Protesta do të zhvillohet pasi ata vazhdojnë të jenë kundër hartës së re gjyqësore.
Ashtu siç shihet edhe në njoftimin e mëposhtëm, ata kanë lajmëruar se protesta do të zhvillohet më 14 korrik në orën 11:00.
Ata do të protestojnë përpara godinës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Kujtojmë se harta e re gjyqësore dhe mosmiratimi nga ana e avokatëve ka bërë që shumë prej seancave gjyqësore të bojkotohen./Opinion.al