Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Harta e re e Parlamentit, shihni si u formuan grupet parlamentare të PR e PDIU me deputetë borxh

2016/01/13 at 9:11 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Harta e re e Parlamentit, shihni si u formuan grupet parlamentare të PR e PDIU me deputetë borxh

TIRANE- Lëvizja e deputetëve nga një parti në një tjetër në sesionin e shkuar parlamentar u shoqërua me shkrirjen e dy grupeve parlamentare, konkretisht të Partisë Republikane dhe të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Me nisjen e sesionit të ri kuvendor dhe ndryshimin e aleancave, këto dy parti do të jenë sërish në tryezën e partive parlamentare të përfaqësuara me siglën e tyre, edhe pse përmbajtja e deputetëve që kanë fituar në zgjedhjet e 2013­ s “çalon”.

Partia e Shpëtim Idrizit dhe ajo e Fatmir Mediut kanë marrë deputetë “borxh” nga partitë kryesore, PS­LSI dhe PD, për të mundësuar numrin e 7 deputetëve që nevojiten në Parlament për të formuar një grup parlamentar.

PDIU Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në muajt e fundit të viti 2015 iu bashkua koalicionit qeverisës, ka në përbërjen e saj 4 deputetë. Por në sesionin e 9­të kuvendor, ajo ka marrë “borxh” tre deputetë, çka i mundëson formimin e Grupit Parlamentar që do të drejtohet nga Shpëtim Idrizi dhe zv.kryetar Tahir Muhedini.

Partia Socialiste ka hequr nga lista e deputetëve të saj Anduel Xhindin, djalin e ish­deputetit Fatmir Xhindi, duke ia dhënë “hua” Grupit Parlamentar të PDIU­së. Më bujare është treguar Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila i ka dhënë Shpëtim Idrizit dy deputetë, konkretisht Gledion Rehovicën, i zgjedhur në Berat dhe deputetin e Krujës, Bujar Derveni.

Me prurjet e reja, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet plotësoi vendin e lënë nga deputeti i Vlorës, Dashamir Tahiri, i cili merr pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, por zyrtarisht figuron në listën e deputetëve të pavarur. Në përbërjen e PDIU­së janë dhe dy deputetët, Omer Mamo i Fierit dhe Aqif Rakipi i Peqinit.

Partia Republikane ka Grupin Parlamentar më interesant, pasi ka vetëm dy deputetë të zgjedhur nga sigla e PR­së dhe 5 deputetë që i ka marrë “borxh” nga Partia Demokratike. Grupi i PR­së do të drejtohet nga Fatmir Mediu dhe zëvendëskryetar i Grupit do të jetë Agron Duka.

Ndërkohë që në këtë grup janë shtuar deputetët e Partisë Demokratike, Bedri Hoxha i Dibrës, Mhill Fufi i Lezhës, Astrit Velaij i Beratit, Florion Mima i Tiranës, po ashtu dhe Gjovalin Bzhetaj i Shkodrës. Në sesionin e shkuar, partia e Fatmir Mediut pësoi një tkurrje të numrave të deputetëve për shkak të “emigrimit” të dy deputetëve të zgjedhur nga partia e tij, të cilët shkuan te Lëvizja Socialiste për Integrim.

Nga PR u largua i pari Luan Duzha i zgjedhur në Elbasan, dhe në vjeshtën e 2015­ s, nga radhët e republikanëve u largua edhe deputeti Ylli Shehu.

Në faqen zyrtare të Parlamentit është publikuar edhe lista prej 8 deputetësh, të cilët kanë qëndruar jashtë grupeve parlamentare.

Mesila Doda, e larguar nga Grupi i PD­së, është në listën e deputetëve pa grup, po ashtu Tom Doshi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Dashamir Tahiri. Mirela Ferracaku që mori mandatin e Mark Frrokut është lënë jashtë grupeve parlamentare. Po ashtu edhe deputetët e PD­së, Mimoza Hajdarmataj dhe Alban Zeneli./panorama/

Ju sugjerojmë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Para
Këpucët e veçanta të Messit

Këpucët e veçanta të Messit

Studentja bukuroshe e Ekonomikut, gjobë biznesmenit

Studentja bukuroshe e Ekonomikut, gjobë biznesmenit

Xhensila Myrtezaj tashmë edhe imazh publicitar

Xhensila Myrtezaj tashmë edhe imazh publicitar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com