Harry Kane ka shkruar historinë në ndeshjen e Anglisë ndaj Italisë, e vlefshme për kualifikueset e Evropianit.
Sulmuesi ka shënuar golin e 54-t të tij me fanellën e “Tre Luanëve”, duke thyer rekordin që mbahej nga Wayne Rooney.
Kapiteni anglez shndërroi në gol një penallti në minutën e 44, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0 për Anglinë.