Harry Kane reagon pas sfidës: Me Shqipërinë nuk ishte e thjeshtë

Sfida me Shqipërinë për Harry Kane ishte e veçantë. Kapiteni i Anglisë realizoi golin e 70 të karrierës së tij me kombëtaren në 104 takime të luajtura. Sulmues i Bayern Munchen tha se kundër kuqezinjve nuk ishte një përballje e lehtë.

“Objektivi ishte që të luanim me dëshirë e të merrnim tri pikët. Ne dominuam dhe luajtëm mirë. Sigurisht që kishte momente në pjesën e dytë, ku e ngadalësuam lojën, por ne mundëm të përmirësoheshim. Luajtëm ndaj një kundërshtari të pozicionuar mirë në mbrojtje, që ka pasur rezultate të mira ndaj disa ekipeve të forta së fundmi, kështu që e dinim që nuk do të ishte e thjeshtë. Pra, rezultati 2-0 është mjaft i mirë!”

Edhe ylli i Real Madridit, Jude Bellingham tregoi se përse kjo fitore e parë në kualifikueset e Botërorit 2026 ishte e vështirë.

“Është e vështirë kur ndeshesh me një ekip që luan i tërhequr dhe është kompakt. Ndodh që gjatë takimit, loja të çon në momente të ndryshme, sepse përpiqesh që t’i bësh ata të zhvendosen. Por iu përmbajtëm planit shumë mirë! Fitore e mirë! Është shumë pozitive që e nisëm fushatën me sukses”.

Anglia dhe Shqipëria janë përballur 7 herë ndërmjet tyre, me “Tre luanët” që i kanë fituar të gjitha përballjet.

Klan News




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT