Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Harrojmë, për t’u shëruar!

2016/09/29 at 10:56 PM
në -Kulturë, Komente, Life Style
Kohë leximi: 6 min
A A
Harrojmë, për t’u shëruar!

Shënim për shfaqjen “Kujtesa e Ujit” shkruar nga autorja angleze Shelagh Stephenson, vënë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë nga regjisorja Rozi Kostani. Aktrojnë Violeta Trebicka, Olta Daku, Jonida Vokshi, Rajmonda Bulku, Marin Orhanasi dhe Neritan Licaj. Skenografia nga Laedia Hajdari, ndërkaq kostumet janë punuar nga Maldrita Rica


Shkruan: Albatros Rexhaj

“Kujtesa e ujit” është një dramë për absurdin e vdekjes, si fenomen, por edhe si një fund i pashmangshëm për të gjithë ne!

Vdekja e nënës i bën bashkë tre motra dhe në pritje të funeralit secila nga motrat do të rigjejë diçka thelbësore, por të harruar ndër vite. Një komedi e zezë, tipike angleze, por me një sfond të fuqishëm filozofik që prek deri në esencën e debatit themelor që njeriu gjithnjë bën për vetë natyrën e ekzistencës së vet: pas vdekjes, çfarë lëmë pas vetes? Por edhe një himn për fuqinë e dashurisë së nënës, që, në këtë rast, në vdekje, për vajzat e veta, bën atë që nuk ka mundur ta bëjë në jetë.

“Kujtesa e ujit” në pamje të parë i ngjan “Kush trembet nga Virginia Woolf” të Eduard Albee, por ka edhe elemente nga “Tre motrat”, “Mbreti Lir” si dhe motive nga drama antike. Një dramë e dhimbje njerëzore, në thelbin e vet, i ngjan një tjetre, pasi që në fund të gjithë njerëzit priren drejt po të njëjtës gjë: të harrojnë gjërat e këqija dhe gjithçka që u ka shkaktuar dhimbje.

“Kujtesa e ujit” është një vepër dramaturgjike që në tërësi merr hov nga tensioni që krijohet përbrenda personazhit, në rrjedhje e sipër të ngjarjes ravijëzohen nuancat e qarta të personalitetit të secilit personazh. Vepra karakterizohet me një unitet të kohës dhe hapësirës: e gjithë ngjarja shtrohet brenda një 24 – orëshi dhe gjatë kësaj kohe (të shkurtër) jo vetëm që kuptojmë çdo gjë për tre motrat, por edhe sfidohemi shpirtërisht.

Sa gjëra nga jeta jonë ne duam t’i harrojmë apo thjesht kemi vendosur që t’i kujtojmë ndryshe nga ajo çka ishin vërtet? Pa kujtimet tona, vazhdojmë të jemi më vetja jonë? Apo bëjmë atë që bëjnë edhe tre motrat në këtë shfaqje: njerëzit e lënduar, dhimbjen e tyre e nxjerrin dhe ashtu të pakontrolluar ua përplasin të tjerëve në fytyrë, rëndom atyre që nuk kanë as edhe një pikë faji për gjendjen tonë!

unnamed (2)

Olta Daku, Violeta Banushi Trebicka dhe Jonida Vokshi, që regjisorja Kostani i ka përzgjedhur për të jetësuar rolet e tre motrave, në këtë shfaqje dalin jashtë nuancave të paraqitjeve të tyre të zakonshme në skenë. Dallimet janë finesa të vogla, por që, në raport me role të tjera, bëjnë diferencën dhe kjo për mua është tregues se këto tre aktore, njëlloj si personazhet e tyre, në skenë kanë gjetur një emërues të përbashkët që natyrshëm i sinkronizon.

Në rolin e Terëzes, motrës së madhe, Olta Daku ia arrin që sensin e saj për humor ta ngjizë me dhimbjen e shtresuar të personazhit dhe krijon efektin “nuk di në duhet të qesh apo të qaj sepse të dyja i ndjej përnjëherë”, një tregues i qartë i asaj se fjalët, humori i zi dhe çdo ngritje e ulje, burojnë direkt nga brendësia e botës së personazhit. Edhe pse qeshim, e ndjejmë qartë dhe kthjellët dhimbjen e zhgënjimin që personazhi (Tereza) ndjen tërë kohën. Duke përdorur nuanca të stilit të saj unik, Olta arrin që detaje pikante të humorit të zi anglez t’i përshtatë në elemente të humorit tonë tradicional.

Violeta Trebicka, në rolin e Merit, mbase roli kryesor në këtë shfaqje, në kontrast me paraqitjet e saj të rëndomta në skenë, jep diçka më shumë  nga vetja e saj. Në këtë rol, Violeta duket e çliruar nga tendenca që të sillet në skenë thuajse çdo rol tashmë i është kthyer në rutinë dhe në këtë rol (befasi e këndshme kjo) reflekton doza të këndshme entuziazmi. Për mua, me këtë rol, Violeta Trebicka simbolizon potencën e veçantë të atyre pak aktorëve që, përkundër karrierës së gjatë, kanë fuqi ta rikrijojnë veten artistikisht.

Femrat e bukura janë një pikë e dobët e imja, si njeri dhe si artist, por, në këtë shfaqje, simpatia ime për Jonida Vokshin nuk ka të bëjë me fizikun e saj të bukur. Te “Kujtesa e ujit” Jonida nuk na shpërfaqet si një bukuroshe në skenë, por si një aktore me vetëbësim skenik, që ia del të transformohet disa herë gjatë shfaqjes. Katerina, personazhi i Jonidës, e paragjykuar nga të gjithë, por edhe nga vetja e saj, arrin të kthehet në një simbol të një brezi të tërë që bashkëjeton me ndjenjën e palumturisë dhe pavendosmërisë kronike. Gjatë rrjedhjes së ngjarjes, si aktore, Jonida arrin që ta zhvendosë vëmendjen e publikut nga paraqitja e saj fizike (ngacmim i këndshëm për sytë, jo rastësisht ajo nis shfaqjen me një fustan të kuq) te turbulencat e saj shpirtërore dhe në fund të shfaqjes, një publik i vëmendshëm, nuk sheh më një femër të bukur, por një vajzë të lënduar që vijon të jetë në kërkim të vetes.

unnamed (1)

Rajmonda Bulku, Neritan Liçaj and Marin Orhanasi, edhe pse në role dytësore, arrijnë që të mbajnë ritmin skenik me tre motrat. Megjithatë, pata përshtypjen se Marini vazhdon t’i mbulojë personazhet e veta me hijezime të trashëguara nga përvoja e tij si aktor komedie, ndërkaq Rajmonda sikur kishte një dozë pasigurie në skenë. Gjithsesi, këto përshtypje edhe mund të jenë subjektive nga ana ime.

“Kujtesa e ujit”, në versionin që sjell në skenë Rozi Kostani, është një shfaqje ku, në aspektin teknik, gjithçka funksionon dhe është në vend të vetin: kasti i aktorëve është i sinkronizuar mes vete dhe pothuajse secili ka nga një moment (qoftë edhe të vogël) shpërthimi (padyshim meritë e intuitës së regjisores), ngjarja rrjedh dhe nuk ngec asnjëherë, mizaskena është e organizuar dhe e pastër, kostumet janë shumë të qëlluara, por megjithatë shfaqja, përkundër punës së madhe (në aspektin regjisorial) që është bërë, lë një shije sikur i mungonte diçka. Si artist i lidhur me teatrin, pata një ndjesi të veçantë kënaqësie për një realizim teknikisht të saktë, një regji e aktrim korrekt, por ngacmimi që do të duhej të përçonte shfaqja nuk shkon përtej kësaj.

Një dramë e shkruar mirë lejon mundësinë e shumë kuptimeve, siç është rasti edhe te “Kujtesa e ujit”, por gjithnjë është një temë dhe një ide që mbizotëron mbi të tjerat. Në këtë rast, tema bosht e veprës është nevoja jetike e njeriut për t’u shëruar shpirtërisht. Dhe sigurisht se për nga nevoja për t’u shëruar shpirtërisht, shqiptarët janë mbase populli më unik në Evropë, qoftë për shkak të traumave që na i kanë shkaktuar të huajt, por edhe ato që ia kemi shkaktuar vetes. Në një kontekst ku jeta e njeriut ka shumë pak vlerë, siç vazhdon të jetë kjo bota jonë e vogël shqiptare; një kontekst ku pothuajse secili nga ne synon të harrojë shumëçka nga e shkuara, por edhe nga e tashmja; kur pak prej nesh pajtohemi për “vërtetësinë” e versioneve tona për të njëjtën ngjarje nga e kaluara e përbashkët; një kontekst ku vdekja është kthyer në një institucion që i bashkon njerëzit të cilët rëndom përpiqen t’i bëjnë eskivazh njëri-tjetrit, një vepër si “Kujtesa e ujit”, që i përmbledh të gjitha këto trazime tonat, do të duhej që vetvetiu të krijonte një intrigë dhe ngacmim përtej të rëndomtës sonë artistike.

Brumi i ngacmimit, si një përjetim tejet personal i një spektatori, te “Kujtesa e ujit, në versionin e Rozi Kostanit, ngjizet gjatë shfaqjes, por nuk e përmbyll qarkun e realizimit të plotë. Ka një diçka që, nga brenda strukturës së vet, e frenon shfaqjen dhe shkaku për këtë duhet kërkuar te platforma regjisoriale, gjegjësisht te (ajo që mund të jetë) tendencë e Rozit që të mikromenaxhojë çdo detaj në shfaqje. Në një version ku theksi regjisorial përqendrohet veç të saktësia teknike, “Kujtesa e ujit” rrezikon shumë lehtë të kthehet në një ngjarje ku për dy orë personazhet thjesht nuk merren vesh mes vete, prandaj edhe bëhen të këqij me njëri-tjetrin.

Përshtatja e humorit anglez nga mesi i viteve të 90-ta me kohën aktuale, por edhe me kontekstin tonë shqiptar, por mbi të gjitha gjetja e një detaji që këtë dramë angleze do të bënte pjesë të përjetimeve tona shqiptare (qoftë edhe me çmimin e një saktësie më të vogël teknike) do të mund t’i jepnin kësaj shfaqjeje (të arrirë teknikisht) një dimension të fuqishëm shpirtëror, që në këtë rast do të mund edhe të ishte e një rëndësie esenciale.

(Autori është shkrimtar dhe dramaturg. Ky shënim është tërësisht personal)

Etiketa: albatros rexhajkujtesa e ujit


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Para
Video-Opinion/ Rama: Nuk do t’i kërkoj falje Berishës. Plehrat nuk importohen në Shqipëri

Video-Opinion/ Rama: Presidenti do të zgjidhet nga ky parlament

Fotot/ Krimi mjedisor, mbetjet toksike hidhen në lumin Gjanicë

Fotot/ Krimi mjedisor, mbetjet toksike hidhen në lumin Gjanicë

Video/ Rama në Opinion: Nuk do të importohen plehra në Shqipëri

Pazari i votës në Dibër/ Fevziu: Është vëllai i kandidatit të PS? Rama: Po, ku qëndron e keqja këtu...
















TE FUNDIT

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com