Aktualitet

“Haram e paç Lulzim Basha”, demokrati ngre dolli për Berishën në “foltore”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:43 - 22/10/21 |
Opi Nion

Lideri historik i PD u takua ditën e sotme me demokratët në Berat, nga ku u shpreh se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në krye të kësaj partie.

Siç ka ndodhur dhe në takimet e tjera, në këtë takim folën edhe qytetarët, të cilët pyetën Berishën por dhanë dhe mendimet e tyre për situatën në PD.

Një nga demokratët shprehur kritika ndaj Bashës, teksa nxori një shishe me alkool dhe ngriti  dolli për ish-kryeministrin. ‘

’Kam mendimin tim personal që shpallja e Sali Berishës non grata… nga kush? Nga Amerika. Nga cila Amerikë? Nga kjo Amerikë që bekoi mbushjen e territorit tonë me drogë. Nga kjo Amerikë që ka certifikuar qeverinë më satanike që ka parë historia 100 vjeçare shqiptare. Kjo Amerikë që ne helmoheshim atje dhe bënte sehir. Jo kjo Amerikë burokratike nuk është Amerika që kam ëndërruar unë, që kanë ëndërruar këta burra dhe gra këtu. Do ju lutem se unë jam pensionist dhe s’më bie radha më dhe do ma bëni hallall, dikush do ta falenderojë që më dëgjon, po dikë do ta falenderoj që më duron.

“Do t’i bëjë thirrje Lulzim Bashës. Zoti Basha, haram e paç mundimin tim, që në çadër u plevitosa dhe haram e paç rezistencën time te parlamenti, që u helmuam me gaz. Në kohën që ne arrinim t’i rrëzonim poshtë poturet e Edi Ramës, ti vije ia ngrije poturet. Zoti Basha, largohu, hiqe këmborën se nuk e tund dot, se këmbora do zverk, nuk do baluke. Nuk do ta zgjas shumë dhe dy sekonda se kam një dolli për zotin Berishën.’’

Pas