Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar shqiptarët e Tuzit për fitoren historike.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se bashkimi i subjekteve politike shqiptare është një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin.
“Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike!”