Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e krupit Parlamentar Enkelejd Aliabeaj dhe deputetët e PD, gjatë vizitës zyrtare ditën e sotme në Shqipëri.
Lajmin e bën me dije vetë Alibeaj përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se biseda e kishte fokusin te axhenda e përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet.
Ajo që vihet re është se takimet zyrtare PD nuk i zhvillon në selinë blu por në ambientet e Kuvendit.
“Kënaqësi të mirëprisnim në një takim vëllazëror kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve tona u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe veçanërisht marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK. Ndamë së bashku nevojën e forcimit të këtyre marrëdhënieve si dhe fokusimin e gjithë axhendës së përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet. Gjithashtu në bisedë u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Albieaj.