Aktualitet

Haradinaj: Pas dorëheqjes mora letra nga disa kryeministra,por jo nga Rama


               Publikuar në : 12:53 - 23/07/19 |
el ida

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se pas dorëheqjes së tij nuk ka marrë një letër nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërkohë që ka marrë plot letra të tjera nga politikanë shqiptarë por edhe liderë të rajonit.

“Kam marrë shumë shkresa prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. Prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, Moisiu, presidenti Meta ishte këtu, etj”, ka deklaruar Haradinaj gjatë një interviste në televizionin T7.

Teksa u pyet sërish për taksën dhe për një krisje të mundshme me kryeministrin Edi Rama, Haradinaj tha se qëndrimet e tij nuk kanë lidhje em Ramën, Thaçin apo Veselin por me bindjet dhe besimin e tij.

“Unë jam i detyruar ta mbroj tërësinë territoriale të Kosovës, pra nuk e kam prej qejfit as prej arrogancës, jam i detyruar ta mbroj Kosovën si agjendë. Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë, taksën e kam me shpëtu prej ndarjes ose prej ‘Dodik Republikës’. Nuk i kam mbajtur këto qëndrime për inat të Edit (Ramës), apo dikujt tjetër, kujdo qoftë, ose të Hashimit (Thaçit) apo Kadrisë (Veselit). Unë besoj se po e hoqën taksën, e ke çelë derën për njërin prej dy çmimeve, unë besoj se po e mbajtëm taksën si i ka hije, si zotni, unik, ato dyja nuk janë më temë, e jep tregun për njohje. Kaq e thjeshtë është, kujt i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi?”, shtoi Haradinaj./Opinion.al

Pas