Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar çështjen e postit të presidentit të vendit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.
Ndonëse Isa Mustafa i LDK-së, si partner koalicioni me AAK-në, tha se posti i presidentit i takon PDK-së, Ramush Haradinaj thotë se ka ende të hapur ofertën e tyre, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, ish-kryeministri paralajmëron se në rast se ai nuk zgjidhet në postin e presidentit, Kosova mund t’i drejtohet zgjedhjeve të reja parlamentare duke lënë të kuptohet prishjen e koalcionit qeveritar.
”Oferta ende qëndron. Ne nuk bëjmë ndonjë angazhim të tepruar rreth kësaj çështje sepse nuk jemi të vetmit në vend. Nëse ka vlerësim nga PDK, LDK dhe të tjerët për të mirën në këtë vend. Unë edhe në të kaluarën nuk kam bërë teprim të angazhimit. Jam ofruar nëse ka vlerësim, e nëse ky vlerësim vjen ende jemi këtu, nëse jo pas këtyre zhvillimeve zgjedhjet janë zgjidhja”, ka thënë Haradinaj./ Opinon.al