Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës, për kalimin e Demakracionit, është shoqëruar me konflikte mes palëve. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në foltore, ka replikuar ashpër me deputetët e LDK-së.
“Marre të ju vijë, marre”, iu drejtua Haradinaj, deputetëve të LDK’së. Kreu i qeverisë u zotua se sa të jetë ai aty, raporti i Bulliqit nuk do të hiqet nga votimi.
“Ka dy vjet e gjysë që jemi të ndamë si vend për një temë që ka të bëjë me kufirin me Malin e Zi me të cilët kemi pas të kalume edhe tragjike e edhe korrekte. Pas një pune intensive, kemi mbërri me ardh me një materie para juve e kjo materi është kështu
E para, ligji që ka ardh të ju e ratifikon marrëveshjen e 26 gushtit 2015.
Qeveria ka formu një komision, pse po ju pengojnë të gjeturat e atij komisioni. A qaq kundër tokës juaj jeni a, marre ju koftë, kurrgjë në rregull s’keni. S’po ju vjen marre Ju jeni kundër. Qeky raport po ju dhemb.
Ku po ju dhemb, a e keni problem, kallxoni bre, po lypin me relativizu me çu dokument orientues, jo sa te jem unë”, tha Haradinaj.