PRISHTINË- Opozita në Kosovë sërish ka shënuar incidente sot. kiderët e tre partive hynë me forcë në selinë e Kuvendit për të dorëzuar peticionin e nënshkruar nga qytetaret kundër formimit të bashkësisë se komunave me shumice serbe. Rramush Haradinaj është përplasur me forcat e sigurisë në hyrje të Kuvendit. Haradinaj nuk e kurseu fjalorin fyes ndaj tyre. Në fund bashkë me Visar Ymerin e Vetëvendosjes dhe Fatmir Limaj e Nismës, Ramush Haradinaj dorëzoi 200 mijë firmat e qytetareve te Kosoves. Liderët e opozitës thane se ky peticon do t’i dërgohet të gjitha institucioneve ndërkombetare.