Rajoni

Haradinaj: Hahn dhe Mogherini dëmtuan Kosovën dhe rajonin


               Publikuar në : 16:11 - 15/04/19 |
el ida

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mendon se deklaratat e Johanes Hahn dhe Federicha Mogherinit rreth ndryshimit të kufijve kanë dëmtuar Kosovën dhe rajonin. Haradinaj theksoi se nuk ka mundësi për t’u diskutuar asnjë marrëveshje për lëvizje të kufijve të Kosovës, dhe se tolerimi i një logjikë të tillë nga Mogherini dhe Hahn, kanë vonuar marrëveshjen.

“Nuk bëhet fjalë për t’u diskutuar asnjë marrëveshje për lëvizje të kufijtë të Kosovës. Mogherini dhe Hahn, duke toleruar një logjikë të tillë, kanë vonuar marrëveshjen dhe kanë vonuar Ballkanin, por edhe BE-në. Nëse nuk do të kishin folur për territore, ndoshta do ta kishim një marrëveshje”, u shpreh Haradinaj.

Më herët, Hahn u shpreh se marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë mund të çojë drejt ujdive të tjera në Ballkan./Opinion.al

Pas