Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapja e shkollave,PD:Qeveria s’ka siguruar asnjë kusht, nxënësit në rrezik

2020/08/25 at 12:18 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Shqiptarët në kufi po torturohen, Rama e ministrat vijojnë pushimet

Partia Demokratike vijon të akuzojë qeverinë se pavarsisht vendimit për të rihapur shkollat, nuk ka marrë asnjë masë serioze për përballimin e pandemisë.

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha në një konferencë për media se rreth 510 mijë nxënës dhe mësues rrezikohen nga improvizimi dhe paaftësia e qeverisë në ikje.

Vokshi pyet, se cili është plani i qeverië për të sistemuar mbi 23 mijë nxënësit dhe mësuesit, që nuk kanë më një shkollë për shkak të tërmetit dhe si do të bëhet shpërndarja e tyre në klasa për të garantuar distanzimin, kur dihet se klasat janë të mbipopulluara edhe pa shembjen dhe dëmtimin e 300 objekteve arsimore nga tërmeti.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Kur kanë mbetur më pak se 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka siguruar asnjë kusht për zhvillimin e mësimit të fëmijëve gjatë pandemisë së COVID 19.

Situata bëhet edhe më kritike me shembjen dhe nxjerrjen jashtë kontrollit të mbi 300 objekteve arsimore për shkak të tërmetit të nëntorit të kaluar. Qeveria nuk e mbajti premtimin për t’i ndërtuar shkollat deri në shtator dhe tani me rrezikun e COVID 19 gjendja është alarmante.

Rreth 510 mijë nxënës dhe mësues janë të rrezikuar drejtpërsëdrejti nga infektimi për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit në ikje dhe ministreve të tij të paafta të arsimit dhe të shëndetësisë.

Cili është plani i qeverisë për të sistemuar mbi 23 mijë nxënësit dhe mësuesit, që nuk kanë më një shkollë për shkak të tërmetit? Si do të bëhet shpërndarja e tyre në klasa për të garantuar distanzimin, kur dihet se klasat janë të mbipopulluara edhe pa shembjen dhe dëmtimin e këtyre 300 objekteve arsimore.

Qeveria vazhdon të heshtë për këtë problem madhor, ku pasojat e tërmetit dhe të pandemisë rrezikojnë me mijëra nxënës dhe mësues, si nga ana shëndetësore, edhe nga pikëpamja e cilësisë së mësimdhënies.

Nga 11 bashkitë e prekura nga tërmeti, gjendja është shumë kritike në Tiranë dhe në Durrës, ku ndodhen më shumë se gjysma e shkollave të shembura dhe të mbyllura. Janë mbi 23 mijë nxënës dhe mësues që duhet të zhvendosen për shkak se qeveria nuk ndërtoi në kohë as edhe një shkollë të vetme.

Protokolli i sigurisë, i publikuar nga Ministria e Arsimit është me rregulla të përgjithshme dhe i pazbatrueshëm në pjesën më të madhe të shkollave. Në udhëzim nuk parashikohet fare se çfarë ndodh me klasën, me shkollën, nëse nxënësit apo mësuesit infektohen.

Prindërit, nxënësit dhe mësuesit janë të paqartë për orët e mësimit, për turnet në shkolla, si do të zbatohet distanca 1.5 metra e fëmijëve, çfarë do të bëhet për të garantuar kushtet higjeno-sanitare, në mënyrë që rinisja e mësimit të mos shndërrohet në një katastrofë shëndetësore.

Qeveria e Shqipërisë është e vetmja në Europë që nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë për përballimin e pandemisë me rihapjen e shkollave. Fëmijët dhe nxënësit po çohen drejt një rreziku të paralajmëruar pa u siguruar të paktën distancimin social.

Improvizimi i qeverisë së paaftë dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës mund të rezultojë në përhapje edhe më masive të virusit përmes shkollave, nëse qeveria nuk ndryshon qendrim dhe nëse nuk merr masa serioze.

Qeveria e ka për detyrë të ndërhyjë në mënyrë urgjente, jo vetëm për të siguruar shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve, por për të garantuar mësimdhënie cilësore.

Dëmi i shkaktuar sot nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë për të menaxhuar pandeminë në shkolla do të ndjehet për dekada me radhë. Fëmijët, të rinjtë, shoqëria jonë nuk meritojnë që vendi të rrisë një brez COVID për shkak të një qeverie të dështuar.

Etiketa: rreziktiraneVokshi

Ju sugjerojmë

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Para
Kavajë/ 20-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai

Kavajë/ 20-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai

Aksioni i tatimeve në kulmin e sezonit turistik, bllokohen 11 hotele në Jug të vendit

Pandemia "gjunjëzon" turizmin, 320 miliardë dollarë humbje për pesë muaj

Urdhëroi masakrën e Srebrenicës, Ratko Mlladiç apelon dënimin për gjenocid

Urdhëroi masakrën e Srebrenicës, Ratko Mlladiç apelon dënimin për gjenocid

TE FUNDIT

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
9 Shkurt, 2026

Në fjalën e tij përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, prokurori James Pache paraqiti akuza të reja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com