Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në “Facebook”, Thaçi, shprehet se në fokus të diskutimeve ka qenë hapja e plotë e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Presidentit të Kosovës kjo duhet të ndodhë nën “ombrellën” euroatlantike.
“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Më herët, Thaç zhvilloi një takim dhe me Predidentin Ilir Meta, ku kanë diskutuar për aktualitetin politik dhe liberalizimin e vizave për Kosovën./Opinion.al E.Xh.