Kryesore

Hapja e negociatave/Tabaku: Rama sot duhet të ishte me kokën ulur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:06 - 19/07/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Këshillit të Integrimit dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku ka përshëndetur hapjen e negociatave.

Ndër të tjera, Tabaku ka deklaruar se “Rama çoi sot në Bruksel politikën e vjetër e të shëmtuar”, duke mos bërë pjesë të tryezës asnjë anëtarë të opozitës.

Ajo tha se Rama duhet të ishte me kokën ulur pasi e vonoi procesin për 8 vite.

Ky proces është në favor të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm nga fondet, por edhe nga standardet e rritura. Shpresoj shumë që politika shqiptare të kalojë mbi interesin e ditës, mbi sherrin politik të ditës, dhe ta bëjë një proces kombëtar që u takon gjithë shqiptarëve. Është koha të niset puna, gjithë administrata të ngrihet në këmbët dhe më e rëndësishme është që shqiptarë të përfitojnë sa më shumë.

Kjo politika e vjetër e shëmtuar ka shkuar deri në Bruksel. Atë që ka bërë kryeministri shqiptar në 8 vite s’keni për ta parë kurrë nga PD.

Rolin e vetëm e ka luajtur Këshilli Kombëtar i integrimit. Duhet ta kalojmë këtë çështje, s’ka rëndësi kujt janë meritat. Sot duhet të ishte me kokën ulur, që 8 vite më vonë po e marrin ndërkohë që duhet ta kishim marrë në 2013. Si opozitë më interesin mbikëqyrja dhe kontrolli i shtuar që do ketë ky proces”,-tha Tabaku.

Pas