Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapja e negociatave, Soreca: Qeveria të përgatisë një plan të strukturuar

2020/03/24 at 4:24 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Budestagu voton për hapjen e negociatave, reagon ambasadori i BE

Pas vendimit të ministrave të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar ambasadori i BE-së Luigi Soreca.


Ambasadori shprehet se shtetet anëtare i kanë dhënë mandatin Komisionit që të fillojë përgatitjen e rregullave të lojës, e ashtuquajtura kornizë e negociatave.

Soreca thotë se vendete anëtare të BE, kanë kërkuar gjithashtu që Shqipëria të marrë masat përfundimtare në disa fusha të rëndësishme në mënyrë që të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur Konferenca e parë Ndërqeveritare.

DEKLARATA E PLOTË
Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Shtetet anëtare kanë marrë vendimin unanim për të hapur negociatat e pranimit. Dëshiroj ta uroj Shqipërinë për hapin e madh të bërë drejt anëtarësimit në BE.

Ajo çka ndryshon nga sot është se Shqipëria ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian. Tani e tutje, do të zbatohen një sërë rregullash të reja që do ta ndihmojnë popullin shqiptar që t’i bashkohet, sa më shpejt që të jetë e mundur familjes që i përket.

Metodologjia e re e paraqitur nga Komisioni dhe përparimi i qëndrueshëm i bërë nga Shqipëria në muajt e fundit kanë qenë të rëndësishme për marrjen e vendimit të sotëm. Dua të theksoj veçanërisht frymën e kompromisit dhe unitetit të treguar nga të gjitha palët politike për reformën zgjedhore.

Cilat janë hapat e ardhshëm? Shtetet anëtare i kanë dhënë mandatin Komisionit që të fillojë përgatitjen e rregullave të lojës, e ashtuquajtura kornizë e negociatave. Shtetet anëtare kanë kërkuar gjithashtu që Shqipëria të marrë masat përfundimtare në disa fusha të rëndësishme në mënyrë që të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur Konferenca e parë Ndërqeveritare.

Tani është thelbësore që vendi të bashkohet dhe t’i realizojë këto masa. I takon kryesisht qeverisë të ndërmarrë veprime dhe të përgatisë menjëherë një plan të strukturuar veprimi për muajt e ardhshëm. Por kjo punë është një përpjekje e gjithë shoqërisë, që do të ketë nevojë për bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, opozitës dhe shoqërisë civile.

Muajt ​​e fundit kanë qenë shumë sfidues për popullin shqiptar. Tërmeti i 26 nëntorit ju goditi rëndë dhe kriza e tanishme COVID-19 po e trondit vendin. Por ju keni reaguar dhe po reagoni me sakrificë, kurajë dhe angazhim.

Edhe në këto çaste të vështira ju vështruat përpara dhe treguat vendosmërinë tuaj për të vazhduar rrugën drejt BE-së. 97% prej jush e bënë këtë të qartë shkurtin e kaluar.

Mesazhi juaj është dëgjuar në BE dhe nga shtetet anëtare, të cilat kanë treguar solidaritetin e tyre në Konferencën e Donatorëve në Bruksel muajin e kaluar.

BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, si gjithmonë, me mbështetjen tonë politike, financiare dhe teknike, për t’i ndihmuar shqiptarët të përmbushin ëndrrën e tyre për t’u bërë qytetarë të BE-së. Sot, ne kemi hedhur një hap të madh më pranë këtij objektivi të përbashkët./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
India shpall karantinë 21 ditore për 1.3 miliardë banorët e saj

India shpall karantinë 21 ditore për 1.3 miliardë banorët e saj

Koronavirusi, BE gati 30 milionë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor

Koronavirusi, BE gati 30 milionë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor

Pas “PO”-së për negociatat, Komisioneri: Vendet treguan arritje në reforma

Pas "PO"-së për negociatat, Komisioneri: Vendet treguan arritje në reforma
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com