Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapja e negociatave në Qershor? Përgjigjet ambasadori i BE në Shqipëri

2018/11/13 at 11:01 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja Tahiri, Soreca: Pres të paraqiten rezultate nga Prokuroria

Ambasadori i ri i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I pyetur nga Fevziu për antarsimin e Shqipërisë me BE-në Soreka u shpreh se 5 prioritetet kyçe mbeten çështjet kryesore për Bashkimin Europian. Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca tha se ka pasur progres në secilën prej këtyre 5 pikave, megjithatë ka ende shumë punë për të bërë dhe nuk dha nje përgjigje të prere për hapjen e negociatave në qershor të 2019.

Më poshtë pjesë nga intervista:

Fevziu: Ambasador, cili është problemi më i rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, çështja kryesore?

Ambasadori: Çështjet kryesore janë ato që renditen në mënyrë ndoshta shumë burokratike si pesë prioritetet kyçe. Reforma e administratës publike, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, reforma e sistemit të drejtësisë dhe mbrojta e pakicave.

Fevziu: Me sa më kujtohet, janë po këto të pesta.

Ambasadori: Ka pasur progres në secilin prej tyre, por ka ende shumë për të bërë. Ndaj detyra ime është…

Fevziu: Mes këtyre të pestave kush është më problematike sipas Bashkimit Evropian?

Ambasadori: Mendoj se të gjitha po përparojnë. Ka një kërkesë nga shtetet anëtare, nga Këshilli, nga Parlamenti, nga Komisioni Evropian për t’i forcuar të gjitha së bashku. Më duhet të them se ka shumë vëmendje në këtë çast ndaj asaj që ndodh në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa gjithë gjërat e tjera vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme.

Fevziu: Patëm një diskutim se çfarë do të ndodhë në qershor 2019. Hapja e negociatave do të jetë automatike apo Shqipëria duhet të ketë më shumë rezultate para vlerësimit?

Ambasadori: Nuk ka asgjë automatike.

Fevziu: Nuk ka asgjë automatike? Kjo do të thotë që do të kemi një vlerësim të ri?

Ambasadori: Ne presim që Komisioni Evropian të nxjerrë një raport. Kjo është shkruar në konkluzionet e Këshillit. Do të nxjerrë një raport në pranverë me qëllim që të konfirmojë vlerësimin e vitit të kaluar në bazë të progresit të bërë nga Shqipëria gjatë këtij viti. Dhe pikërisht këtu ne i nxisim autoritetet të vazhdojnë punën e mirë që kanë nisur dhe që i çoi në identifikimin e udhës drejt hapjes së negociatave. Nuk dua të nënvlerësoj rëndësinë e konkluzioneve të qershorit të kaluar. Për herë të parë Këshilli identifikoi një datë, në të cilën do të merret vendimi për hapjen e negociatave. Por, le të jemi të sinqertë, ky është fundi i fillimit, jo fillimi i fundit.

Etiketa: beLuigi Sorecanegociatatqershor 2019shqiperi-be

Ju sugjerojmë

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier
Aktualitet

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier

24 Nëntor, 2025 11:16 am
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Para
Opinion/ Soreca: BE, 40 milionë Euro për turizmin në Shqipëri

OPINION/ Intervista e plotë e ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca

Mustafaj: Berisha e tepronte me denigrimin e kundërshtarit

Mustafaj: Berisha e tepronte me denigrimin e kundërshtarit

Anullohet rezultati i konkursit për gradat,gazetarja: Mos i vrisni policët

Anullohet rezultati i konkursit për gradat,gazetarja: Mos i vrisni policët

TE FUNDIT

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
24 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të ndërmarra në lidhje me protestën që PD zhvillon përpara Kryeministrisë për...

Lexo më shumë

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
24 Nëntor, 2025

Firma që ka ndërtuar lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka nisur punën për largimin e shkëmbinjve qe ranë...

Lexo më shumë

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
24 Nëntor, 2025

Rruga që lidh Liqenin e Kallabakut me fshatin Novosej në Kukës, e ndërtuar vetëm dy muaj më parë me financim...

Lexo më shumë

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
24 Nëntor, 2025

Më 16 dhjetor, në Athinë pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm diplomatik mes ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com