Kryesore

Hapja e negociatave/Kim:Hap historik,SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:59 - 19/07/22 |
Opi Nion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një reagim në “Twitter”, Kim ka uruar Shqipërinë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, duke e konsideruar atë si një hap historik për anëtarësimin ne BE.

Ndër të tjera ajo shkruan se “SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim”.

Urime Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme – hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen BE. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara!”,-shkruan Kim në reagimin e saj./Opinion.al

Pas