Deputetja Rudina Hajdari tha pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik se drafti i Partisë Socialiste nuk synon hapjen e vërtetë të listave 100%.
Ajo theksoi se nuk do të bëjë asnjë centimetër pas dhe ftoi kolegët e opozitës parlamentare të bojkotojnë çdo mbledhje ku refuzohet hapja 100% e listave.
“Është e trishtë që PS këmbëngul me një draft hileqar për hapjen e listave 100%. I bëjmë thirrje gjithkujt që është serioz për hapjen e listave 100%. Ne nuk mund të negociojmë me sovranitetin e popullit. Parlamenti i ardhshëm duhet të jetë i përgjegjshëm. Nuk ka centimetër pas. Ftoj kolegët e opozitës parlamentare të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje ku refuzohet hapja e listave 100%. Beteja e tyre është për një pushtet personal.”, tha Hajdari. /Opinion.al