Kryesore

Hapja e kufijve me BE/Varhelyi:E vendosin vetë shtetet! Si përgjigjet Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 10/06/21 |
Opi Nion

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është shprehur ditën e sotme në konferencën e prërbashkët me kryeministrin Edi Rama se hapja e kufijve nuk është çështje politike apo diplomatike, por varet nga situata epidemiologjike e pandemisë. Nga ana tjetër ai theksoi se janë shtet anëtare ato që vendosin mbi bazë të kapaciteteve që ato kanë.

“Komisioni ka bërë një rekomandim se kjo si kompetence është e shteteve anëtare për të vendosur për udhëtimet jo thelbësore dhe deri më tani janë shtet anëtare që duhet të shikojnë se në ç’kushte janë ato gati për të hequr kufizimet që tashmë ekzistojnë. Faktori kyç është situata epidemiologjike, situata në Ballkanin Perëndimor është përmirësuar, ka edhe marrëveshje 2 palëshe mes vendeve. Të gjithë e kemi vuajtur këtë gjë dhe nuk besoj se është e këndshme për askënd, por e gjitha varet nga situata e pandemisë, nuk është çështje politike apo diplomatike, por për shëndetin. Me të filluar sezoni veror në fillim të korrikut, kjo çështje do të jetë pjesë e historisë”, tha Varhelyi.

Kjo nuk ka mbetur dhe përgjigje nga ana e kryeminitrit Edi Rama, I cili me batutë u shpreh se “në oborrin tonë jemi më mirë se ata nga ana e situatës shëndetësore.”

“Në oborrin tonë jemi më mirë se ata nga ana e situatës shëndetësore. Po t’u shkojmë ne te trau me standartet, vlera dhe sistemin që funksionin mbaron puna, por na takon ne. Kemi besim që jemi në rrugën e duhur dhe në këtë rrugë jemi me fat se ajo që ka ndryshuar në historinë tonë mes shekujve para se të shfaqet BE dhe pas shfaqjes është BE që na ka dhënë mundësinë për të lidhur fijet”, tha Rama./Opinion.al

Pas