Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapja e dosjeve të Sigurimit, në kalendat e Fatmir Xhafajt

2016/09/27 at 5:14 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Hapja e dosjeve të Sigurimit, në kalendat e Fatmir Xhafajt

Deputetet, Gramoz Ruci, Fatmir Xhafa, gjate punimeve te Konferences se Kryetareve, ku eshte diskutuar per gjetjen e nje mareveshje per te votuar me konsensus Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmakers, Gramoz Ruci, Fatmir Xhafa, during the Chairmen Conference, when is discussed about to vote today the judicial reform.

Komisioni i Ligjeve mban peng miratimin e pesë anëtarëve të Autoritetit të Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Shpëtojnë ish-sigurimsat e të angazhuarit në strukturat e diktaturës, mund të vazhdojnë të zgjidhen në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2017.


Shqipëria do të ketë shumë shpejt Institutin e Kujtesës së Luftës së Dytë Botërore, luftës partizane, por ka pak gjasa të ketë institucionin e premtuar për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit që quhet, Autoriteti i Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Janë dy ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Ligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit është miratuar gati dy vjet më parë, por ende nuk është ngritur institucioni që duhet të zbatojë këtë ligj. Ndërsa ligji për ngritjen e Institutit të Kujtesës së Luftës së Dytë Botërore, është këto ditë në proces miratimi në Kuvend, pasi është miratuar nga komisioni i Ligjeve.

Ligji pritet të miratohet këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa burime pranë Kuvendit i thanë 27.al se ndërkohë instituti është në përfundim të strukturimit, nën kujdesin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Sipas burimeve, struktura nis të funksionojë menjëherë sapo të miratohet ligji. Është kaq e thjeshtë të ngrihet një strukturë e tillë dhe po kaq e vështirë të ngrihet një tjetër, e ngjashme për nga procedura. Komisioni i Ligjeve duhet të kishte përfunduar një vit e gjysmë më parë procesin e verifikimit dhe të votimit të pesë anëtarëve të Autoritetit të Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit. Por kjo nukka ndodhur.

Kanë përfunduar seancat dëgjimore me anëtarët e këtij autoriteti, ndërkohë pesë anëtarët kanë kaluar edhe në procesin e Vetingut, por ende nuk kanë kaluar në votim në komisionin e Ligjeve.
Anëtarët e Komisionit të Ligjeve nuk duan të përfshihen me këtë çështje dhe thonë se nuk e dinë arsyen e pengesave për miratimin e institucionit.

Agjenda e ngjeshur e kryetarit të komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj me reformën në drejtësi paraqitet nën zë si një arsye e shtyrjes së ngritjes së institucionit të hapjes së dosjeve. Angazhimi me reformën ne drejtësi nuk e justifikon në asnjë mënyrë pengesën e ngritjes së këtij institucioni për hapjen e dosjeve, sepse të tjera ligje shumë më pak të rëndësishme kanë kaluar. Ndërsa Fatmir Xhafaj apo deputetja Vasilika Hysi e angazhuar me këtë proces, nuk kanë asnjë përgjigje. 27.al ka tentuar të komunikojë me ta për këtë çështje, por edhe me sekretaren e përgjithshme të Parlamentit, Albana Shtylla. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.
Hapja e dosjeve si rrezik për politikën

Objekt i punës së Autoritetit të Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, është pikërisht pastrimi i radhëve të politikës dhe administratës shtetërore por edhe më gjerë, nga ish-funskionarët e ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Ligji përjashton nga angazhimi në politikë edhe ata që kanë qenë të angazhuar në strukturat drejtuese të diktaturës. Është pikërisht objekti i këtij institucioni që me sa duket e pengon Komisionin e Ligjeve ta miratojë procedurën, me qëllim që të bëhet funksional Autoriteti i Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Nuk pritet shumë as nga ky komision, pasi

ligji kufizon së tepërmi punën e tij. Kjo për shkak se një nen i ligjit, të cilit detyrohet t’i bindet Autoriteti, përjashton nga hetimi ose hapja e dosjeve, persona që janë aktualisht në funksione drejtuese në politikë apo administratë shtetërore. Kjo varet vetëm nga vullneti i kryetarit të Partisë apo institucionit ku është angazhuar. E megjithatë, Komisioni i Ligjeve nuk e miraton strukturën e Autoritetit të Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit.

“Shqipëria duhet të përballet me të kaluarën siç bëri Gjermania”, i pati thënë ambasadori amerikan në Tiranë William Rajerson, udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia në vitin 1991. Këtë mesazh e përsëristi 25 vite më vonë ambasadori i parë amerikan, kur erdhi në Tiranë. Shqipëria ende nuk është përballur me të shkuarën e saj dhe është e desitinuar të vazhdojë të bëjë hapa mbrapa. Përballja me të shkuarën do të thotë hapje e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe këtë nënkuptoi mesazhi i ambasadorit të parë amerikan në Tiranë. Por, hapja e dosjeve të Sigurimit ka mbetur “rastësisht” në fund të agjendës së kryetarit të komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ish-sekretar i Bashkimit të Rinisë së Punës së Tiranës. Nuk dihet kur do t’i vijë radha.

E sigurtë është që Autoriteti i Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të veprojë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2017. Kështu shpëtojnë edhe kësaj here si “rastësisht” të gjithë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit apo të angazhuar në strukturat drejtuese të diktaturës komuniste. Mund të jenë edhe kësaj here pjesë e listave të kandidatëve për deputetë, në mandatin e ardhshëm parlamentar.

Burimi: 27.al

Etiketa: dosjetfatmir xhafajkalendasigurimi


Ju sugjerojmë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
FOTO/ “Gafa” e Veliajt në rikonstruksionin e konviktit

FOTO/ “Gafa” e Veliajt në rikonstruksionin e konviktit

Dhimbjet nga cikli menstrual, shenjë e sëmundjeve të tjera

Studimi/ Përse femrat nuk duhet të punojnë gjatë ciklit menstrual

Altetet e preferuara të Luanës…

Foto/ Si tallen "Vipat e Bllokut" me Luana Vjollcën, e krahasojnë me një pornostare
















TE FUNDIT

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
14 Korrik, 2025

Në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com