Aktualitet

Hapet tuneli nr.5 te Sheshi Shqiponja,ARRSH:Si do vijojë lëvizja e mjeteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 03/09/21 |
Opi Nion

Tuneli numër 5 në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve.

ARRSH njofton se duke filluar në orën 00:01, të ditës së nesërme trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:

– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.

– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

Pas