Aktualitet

Hapet Spitali Rajonal i Fierit,Erdogan: Vazhdojmë t’i shërbejmë Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:31 - 21/04/21 |
Opi Nion

Është hapur ditën e sotme Spitali Rajonal i Fierit, i cili është ndërtuar nga Turqia në shenjë të miqësisë së dy vendeve.

Edhe pse nuk ishte i pranishëm fizikisht, Erdogan ka deklaruar se spitali, i bërë me donacione të Turqisë, uron të jetë shenjë miqësie mes dy vendeve.

Ndër të tjera kreu i shtetit turk është shprehur se Turqia ka bërë gjithçka për Shqipërinë në kohën e pandemisë, në kohën e tërmetit dhe do të vazhdojë të mbështesë vendin edhe më tej.

I dashur Edi Rama dhe ministra të qeverisë shqiptare. Ju përshëndes me respekt. Ju përgëzoj të gjithëve dhe për muajin e Ramazanit dhe uroj që ky muaj të sjellë shëndet e mirësi për vëllezërit e mi shqiptarë. Kemi përforcuar marrëdhëniet shqiptaro-turke, duke rritur partneritetin tonë strategjik. Besoj se do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen.

Turqia ka mbështetur Shqipërinë edhe për pandeminë e për tërmetin, bëmë gjithçka për vëllezërit shqiptarë. Spitali Rajonal në Fier është investim i rëndësishëm i Turqisë. Spitali ka kushte moderne. Do vazhdojmë t’i shërbejmë Shqipërisë. Uroj që ky spital i miqësisë, të shpërndajë sa më shumë mirësi për vëllezërit shqiptarë”, deklaroi Erdogan./Opinion.al

Pas