Prej kohësh aksi rrugor Fier-Vlorë ka qenë tepër problematik sa i përket trafikut, kulm i cili arrin në periudhën e verës.
Por siç ishte lajmëruar ditën e sotme është hapur njëra anë e bypassit. Lajmin e ka konfirmuar Kryeministri Rama përmes një video të publikuar në rrjetet e tij sociale.
“Merr fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, me hapjen sot të njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut,”-shkruan Rama krahas videos./Opinion.al/