Aeroporti i Brukselit, i cili u sulmua pak ditë më parë nga kamikazë të Shtetit Islamik do të rihapet pjesërisht për fluturime të udhëtarëve.
“Duke nisur nga nesër aerioporti i Brukselit do të jetë pjesërisht operacional”, bëri të ditur para gazetarëve shefi ekzekutiv i aeroportit, Arnaud Feist.
Ky rifillim, megjithëse pjesërisht, është shenjë e shpresës”, tha ai.
Aeroporti ishte mbyllur nga sulmi i dy terroristëve që kryen vetëvrasje me bomba në terminalin e nisjes së fluturimeve.
Në ngjarjen e rëndë që ndodhi në aeroport me 22 mars dhe një tjetër në metronë e qytetit, u vranë 32 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.