Aktualitet

Hapet konkursi për punësimin e infermierëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 10/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e konkursit për infermierë. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se aplikimet janë të hapura deri në 21 Shtator.

“2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me meritë nga viti 2019, kur hapëm platformën e punësimit online “Infermierë për Shqipërinë”
Ky proces transparent që ka vendosur një standard të ri për punësimet në shëndetësi, vijon me shpalljen e konkursit të radhës.  Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licensuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik. Afati i fundit i aplikimit është data 21 Shtator 2021”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në fakt vitet e fundit pavarësisht vendeve të lira të punës në Shqipëri, një numër i madh infermierësh janë larguar nga vendi për punësim në Gjermani./Opinion.al

Pas