Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.
Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik do të funksionojë nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Vazhdon të kërkohet PLF, PCR dhe certifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me koronavirus 2-9 muajt e fundit.
Numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është; Kakavijë: 1500 vetë e hapur 24 or, Qafbotë: 250 persona nga ora 08:00 deri më 16:00 dhe Kapshticë 400 persona, 24 orë e hapur./ Opinion.al